1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përmbledhje e javës së 9-të të Bundeligës në futboll

30 Tetor 2006

Pesë humbje, një barazim dhe së fundi një humbje 0:3 në Shtutgart duke regjistruar kështu humbjen e tretë në Ligë. Ky bilanz nuk është aspak konform ambicieve të Shalke 04. Kësaj i shtohen edhe eleminimet nga kupa UEFA dhe nga kupa e federatës gjermane (DFB).

Ndeshje të Bundesligës gjatë së dielës
Ndeshje të Bundesligës gjatë së dielësFotografi: AP

Megjithatë traijneri Mirko Slomka përdor gjuhën e butë për skuadrën e tij duke kursyer kritikën e ashpër: „Unë mendoj se ata natyrisht u përpoqën për dhënë gjithshka, për t´u përpjekur dhe për të luftuar. Në fushë ishin dy skuadra të mira të Bundesligës dhe fitoi ajo skuadër që ishte më e aftë të shënonte.“

Skuadra që shënoi ishte Shtutgarti dhe kuptohet se traijneri Armin Veh ishte i kënaqur: „Në tërësi një paraqitje e mirë e skuadrës sime. Për ne ishte një fitore e rëndësishme për të treguar se në jemi në gjendje të krahasohemi me skuadra
që pretendojnë për titullin kampion dhe Shalke 04 është një nga ato.”

Shtutgarti renditet me 15 pikë në vendin e katërt. Një vend më sipër ndodhet Shalke me 16 pikë. Po aq pikë ka edhe Bajerni i Mynihut pas fitores 2:0 kundër Frankfurtit edhe pse nuk shkëlqeu me lojën e saj. Kryesuese me 19 pikë ështe skuadra e Bremenit që arriti një fitore shkatërruese ndaj Mainz 05 me rezultatin 6 me 1. Në vend të 5-të ndodhet surpriza e ketij kampionati, Arminia Bielefeld që fitoi 5 me 1 kundër Aahenit. Kjo ishte fitorja më e thellë e skuadrës prej 24 vjetësh në Bundesligë dhe vazhdon kështu të ketë një vend që do të mjaftonte për pjesëmarrje në kupën UEFA. Megjithatë rreziku i zbritjes në kategori të dytë është gjithnjë prezent. Sulmuesi Christian Eigler: “Tabela e klasifikimit është kaq e ngjeshur sa nëse humbet dy apo tri ndeshje, gjendesh menjëherë në fund të saj. Ne duhet të punojmë në mënyrë të vazhdueshme ashtu siç kemi bërë deri tani dhe vetëm kështu do të jemi në gjendje të qëndrojmë larg fundit të tabelës.”

Poshtë në tabelë renditet Hamburgu, që nuk mundi të marrë më shumë se një barazim zhgënjyes me Hanoverin. Hamburgu është i 15-ti, kurse Hanoveri me 7 pikë i 16-ti. Me pikë të barabarta vjen më pas Mainzi. Bohumi renditet i fundit pas humbjes 0 me 1 me Volfsburgun, në luftën në fundin e tabelës.

Mönchengladbahu humbi ndeshjen në fushën e tij kundër Leverkusenit me rezultatin 0 me 2 duke vazhduar serinë e humbjeve prej 17 vjetësh kundër kësaj skuadre në shtëpinë e tij. Kotbusi fitoi 2:0 kundër Berlinit, ndërsa Nyrenbergu pas barazimit 1.1 me Dortmundin është skuadra e vetme në Bundesligë që nuk ka pësuar akoma humbje në këtë sezon.

Trajneri Hans Meyer kërkon akoma të gjejë fajtorët për golin e pësuar: „Ne do ta analizojmë edhe një herë në qetësi se si erdhi goli i barazimit dhe do të ndëshkojmë fajtorin dhe pastaj çdo gjë do të vazhdojë normalisht.“