1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përmbytje nga lumenjtë në disa qytete gjermane

9 Janar 2011

Lumenjtë e fryrë në Gjermani nga shiu dhe shkrirja e borës kanë përmbytur lagje të tëra të qyteteve gjermane. Në Koblenc, rrezikohet simboli i qytetit, Deutscher Eck, vendi ku bashkohen lumenjtë Mozel dhe Rin.

Vërshimet në Cel
Vërshimet në CelFotografi: dapd

Në qytetet buzë Mozelit, Cel (Zell) dhe Kohem(Cochem) uji e ka kaluar nivelin një metër. Midis qyteteve Trir(Trier) dhe Koblenc (Koblenz), sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Rajnland-Pfalcit sot priten nivelet më të larta të ujit, ndërsa në metropolin e Rinit, në Këln, për të hënën dhe të martën priten nivele uji deri në nëntë metra. Ky nivel uji megjithatë është shumë më i ulët se ai i përmbytjeve të tjera rekord, u tha.

Uji ka mbuluar rrugët në qendër të KohemitFotografi: DW/Tiffen

Cel dhe Kohem pjesërisht nën ujë

Uji në lumin Mozel po avancon drejt qytetit të Koblencit. "Gjendja mbetet mjaft e qetë", tha një zëdhënës i zjarrfikësve të qytetit sot në mesditë. Përmbytja e Deutscher Eck pritet të ndodhë pasdite. Në pjesë të qytetit pranë ujit, zjarrfikësit ndërtuan kalime, në mënyrë që banorët të kenë mundësi t'i kapërcejnë rrugët pa lagur këmbët. Nivelet më të larta të ujit priten të hënën në darkë. Sipas zjarrfikësve, nga përmbytja janë prekur rreth 5000 banorë.

Deutsche Eck në Koblenc, në vitin 1897 këtu u vendos monumenti i Wilhelm IFotografi: Stadt Koblenz

Në qytetet e njohura për prodhimin e verës, Cel dhe Kohem, uji ka arritur nivelin disa metra. Në Cel, sipas ministrisë së Brendshme të landit janë përmbytur 60% e pjesës së vjetër të qytetit. Edhe pjesë të qytetit Kohem janë nën ujë. Sot në mesditë megjithatë në këtë qytet vihet re një rënie e lehtë e nivelit të lumenjve.

Autor: A. Dodi

Redaktoi: V. Filaj-Ballvora

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW