1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përparime dhe shqetësime në Kosovë

Bekim Shehu29 Mars 2006

Në Prishtinë, zhvilloi punimet takimi i nëntë i mekanizmit përcjellës të stabilizim-asociimit për Kosovën. Drejtori i Komisionit Evropian për Ballkanin Perendimorë, Reinhard Priebe tha se, në shumë çështje në Kosovë janë shënuar përparime mirëpo, sipas tij ka edhe çështje për tu shqetësuar.

Alltag in der serbischen Provinz Kosovo
Fotografi: AP

Komisioni Evropian, ka vendosur që të inkorporojë në mënyrë të plotë standardet për Kosovën në Partneritet Evropian për Kosovën. Më këtë Bashkimi Evropian është i vendosur që gradualisht të merr një rol kyç në dizajnimin e një të ardhmeje evropiane për Kosovën. Kështu tha në Prishtinë, Drejtori i Komisionit Evropian për Ballkanin Perendimorë, Reinhard Priebe, pas takimit të nëntë të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim-asociimit për Kosovën që zhvilloi punimet në Prishtinë.

"Ne dëshirojmë që sa më shpejtë të shofim veprime në planin e ri të qeverisë. Partneriteti është vetëm rekomandim nga BE-se dhe përgjigja në këto rekomandime është plani aktiv për zhvillimin e procesve në Kosovë. Unë jam i kënaqur që plani veprues do të jetë i gatshëm në javët e ardhshme, ndërsa, tash është puna e qeverisë së Kosovës që duhet të kryej obligimet, tha Reinhard Priebe.

Ai tha se, në shumë çështje në Kosovë janë shënuar përparime mirëpo, sipas tij ka edhe çështje për tu shqetësuar. Ai përmendi nivelin e ulët të integrimit të pakicave në shoqërinë e këtushme dhe poashtu bojkotimin e institucioneve nga ana e përfaqësuesve të serbëve të Kosëvës.

Kryeminstri, Agim Çeku, tha se perspektiva evropiane ndihmon në realizimin e qëllimeve të qytetarëve të Kosovës duke lehtësuar kështu tranzicionin politik, ekonomik dhe social. Në këtë linjë, kryeministri tha se, institucionet e Kosovës janë të vendosura që të punojnë në përmbushjen e kritereve që shpien drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri tha në vazhdim se agjenda për Evropë gëzon një konsensus të plotë politik dhe social. Sipas tij, procesi i përafrimit me bashkimin evropian, do të jetë i gjatë, por, Kosova do të përfitojë nga vet procesi. Institucionet e Kosovës janë të gatshme ta shtyjmë këtë proces përpara ndërsa, pyetja nuk shtrohet më se kur Kosova do të bëhet anëtare e BE-së por kur Kosova do të jetë e gatshme për të hyrë në BE. Sidoqoftë, plani i deritashëm i qeverisë, “standardet për Kosovën”, pas tre muajsh mund të cilësohet si një projekt i përfunduar, ndërsa, tash parapara është një projekt i ri, “partneriteti evropian për Kosovë”.

Sipas kryeministit Çeku, së shpejti me veprime konkrete do të dëshmohet në ngritjen e strukturave, kapaciteteve dhe mekanizmave brenda qeverisë për një implementim, koordinim, monitorim dhe raportim më të efektshëm të zbatimit të Planit të Veprimit për Partneritet Evropian. Rruga për në Evropë thotë kryeministri nuk ka alternativë tjetër.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW