1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përparime në bisedimet Iran - SHBA

18 Shkurt 2026

Rreth tri orë zgjatën negociatat mes SHBA-së dhe Iranit në Gjenevë. Sipas ministrit të Jashtëm të Iranit të dyja palët ranë dakord për parime të përgjithshme. Por përparime të shpejta nuk priten.

Teheran një person duke lexuar një gazetë
Bisedimet mes përfaqësuesve të Iranit dhe SHBA-së në Gjenevë gjetën jehonë në shtypin iranianFotografi: Fatemeh Bahrami/Anadolu/picture alliance

Të shoqëruara nga stërvitje iraniane me raketa përfaqësues të Iranit dhe SHBA-së zhvilluan bisedime në Gjenevë. Ndër të tjera ata diskutuan edhe për programin bërthamor të Teheranit. Sipas televizionit shtetëror iranian bisedimet indirektetë ndërmjetësuara nga Omani, zgjatën rreth tri orë.

Sipas palës iraniane gjatë bisedimeve u arrit një afrim i parë diplomatik. Të dyja palët ranë dakord mbi "parime kryesore udhërrëfyese” për hapat e mëtejshëm, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghtshi, pas takimit. Sipas tij Mbi këtë bazë mund të arrihet një marrëveshje.

Ende nuk është caktuar një datë për takimin e radhës

Njëkohësisht Araghtshi i uli pritshmëritë se mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë. Bisedimet në Gjenevë ishin "më konstruktive” sesa raundi i parë në Oman. Megjithatë kjo nuk do të thotë "se mund të arrijmë shpejt një marrëveshje”. Do të duhet kohë për të ngushtuar hendekun mes qëndrimeve të të dyja palëve.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghtshi: Ramë dakord për "parime kryesore udhërrëfyese” për hapat e mëtejshëmFotografi: Pierre Albouy/REUTERS

"Shpresojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne jemi të gatshëm t'i kushtojmë kohën e nevojshme”, tha Araghtshi. Sidoqoftë për raundin e tretë të negociatave ende nuk është caktuar ndonjë datë.

Atmosferë konstruktive

Ministri i Jashtëm i Omanit, Sayid Badr bin Hamad bin Hamoud al-Busaidi, u shpreh se atmosferë e bisedimeve ishte konstruktive. Megjithatë mbetet ende shumë për t'u bërë, shkroi ai në platformën X. "Palët ranë dakord për hapa të qartë të mëtejshëm para takimit të ardhshëm.”, tha ai, por nuk dha detaje të tjera konkrete.

Donald Trump e ka paralajmëruar qeverinë iraniane me pasoja në rast se nuk arrihet një marrëveshjeFotografi: Matt Rourke/AP Photo/picture alliance

SHBA-ja u përfaqësua në negociata nga të dërguarit e posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Presidenti Donald Trump kishte deklaruar më parë se do të ishte i përfshirë në mënyrë indirekte në këto bisedime. Ai e paralajmëroi gjithashtu qeverinë iraniane mepasoja në rast se nuk arrihet një marrëveshje.

Nga qarqet e qeverisë amerikane u bë e ditur pas takimit se janë bërë përparime, por se ende mbeten shumë detaje për t'u sqaruar. Sipas një zyrtari të lartë të qeverisë së SHBA-së pala iraniane synon që brenda dy javëve të ardhshme të rikthehet me "propozime të detajuara për të sqaruar disa nga dallimet e hapura midis qëndrimeve tona”.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW