1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Schäuble will Transaktionssteuer

18 Shtator 2011

Në përfundim të takimit të tyre në Wroclaw, ministrat e financave të BE-së vendosën të nxisin futjen e taksave mbi transaksionet financire. Gjermania ushtron presion, Britania e madhe mbetet skeptike.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Shojble kërkon taksa mbi tregjet financiare
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Shojble kërkon taksa mbi tregjet financiareFotografi: dapd

Ministri gjerman i financave Volfgang Shojble kërkon të bëjë një përpjekje të re. Pas dështimit vitin e kaluar të futjes së një takse globale mbi transaksionet e tregjeve financiare, Shojble së bashku me kolegun francez Francois Baroin, kërkojnë të bëjnë një përpjekje për të futur këtë taksë të paktën në nivel evropian. SHBA kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike taksimin e tregjeve financiare. Këtë e bëri të qartë edhe një herë ministri amerikan i financave Timothy Geithner gjatë vizitës së tij të papritur në takimin evropian të ministrave të financave që u mbajt në Wroclaw (Breslau).

Megjithatë Evropa kërkon të paraprijë, tha ditën e shtunë (17.09.2011) ministri Shojble. "Nuk ishte e paparitur që Tim Geithner tha në mënyrë jospontane se ideja është se të gjitha problemet mund të zgjidhen". Por është e qyrtë se BE është duke punuar me presion të mafh për taksat, tha Shojble. Që në muajin tetor, Komisioni i BE-së paraqiti një projektligj përkatës. Ministri britanik i financave, George Osborne është skeptik për taksimin e transaksioneve financiate. Ai druhet se ajo do të sjellë pasoja për Londrën si vend financash. Edhe Polonia dhe Italia kanë rezerva.

Plan urgjence për GreqinëFotografi: faz.net

Sipas ministrit Shojble, në rastin më të keq, taksa mbi transaksionet mund të futet të paktën nga 17 vendet evropiane që kanë monedhën e përbashkët euro. Taksat duhet të sjellin në arkat e shtetit paratë që u dhanë më parë për shpëtimin e bankave dhe të shoqërive të sigurimeve. Përveç kësaj, bizneset me rreziqe të larta do të bëhen aq të shtrenjta saqë nuk do ia vlejë që të bëhen në zonën e euros.

Greqia nën presion

Në Wroclau janë zhvilluar bisedime me minsitrin grek të financave. Edhe ministri i Financave Wolfgang Shojble ka bërë të qartë se të dhënat financiare greke duhet të përmirësohen. Nëse trojka evropiane e përbërë nga BE, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk japin dëshmi pozitive atëherë kreditë ndihmëse prej tetë miliardë eurosh nuk do të paguhen. Shefi i Grupit të euros, Jean Claude Juncker i tha Deutsche Welles: "Nëse trojka thotë se Greqia nuk u plotëson kushtet, atëherë shuma nuk do të paguhet. është herët tani për të shtruar pyetjen, cfarë do të ndodhë atëherë nëse ndodh kështu?"

Ministrat e financave këshillohen për krizënFotografi: picture alliance / dpa

Asnjë nga ministrat nuk dëshiron të thotë gjëra konkrete për planin eventual të emergjencës në zonën e euros, nëse deklarohet falimentimi i Greqisë. Ministri Shojble thotë se nuk sheh ndonjë urgjencë edhe nëse Greqia nuk merr para të reja në muajin tetor. Në fund të fundit Greqia ka marrë pohimin për 110 miliardë euro kredi ndihme dhe nuk varet aktualisht nga tregjet financiare.

Autor: Bernd Riegert/ Aida Cama
Redaktoi: Mimoza Kelmendi

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW