Përplasje qeveri-opozitë në parlamentin shqiptar
11 Shtator 2007
Për kryeministrin e qeverisë së forcave te djathta në Shqipëri,Sali Berisha dy vitet e para te mandatit qeverisës janë të sukseshme. Lufta kundër krimit te organizuar përbën arritjen më të madhe në gjysmën e parë të këtij mandati.
Kryeministri Berisha tha në hapjen e sesionit parlamentar të vjeshtes, që përkon në kohë me dy vjetorin e ardhjes së tij për të dytën herë në pushtet se “janë shkatërruar 142 banda dhe grupe kriminale, arrestuar mbi 1100 anëtarë dhe drejtuaes të tyre apo të ekstraduar nga vende te ndryshme të Europes në Shqipëri“
Por opozita nuk sheh ne keto fakte një Shqiperi ku është vendosur rendi publik, një Shqipëri që ka shtet dhe ku vepron forca e ligjit. Erion Braçe, nënkryetari i sapozgjedhur i grupit parlamentar të PS, forces politike opozitare më të madhe akuzon politikën për lidhje me krimin, duke nënkuptuar demokratët në pushtet dhe ngjarjet e fundit ne fshatin Lazarat, Gjirokastër, ku shteti u mposht për një orë nga kriminelët: „ Në Shqipëri, lidhja e krimit me politikën vazhdon të jetë e fortë, aq e fortë sa shteti merret peng brenda një ore apo partia e merr shtetin peng për një orë apo aq sa policët e shtetit detyrohen të futen në bodrume për një orë rrjesht“.
Por bilanci i sukseseve te qeverisjes dyvjeçare të Berishës ka përfshirë edhe shifra për rritje të nivelit te jeteses apo pëmirësim të shëbimeve sociale.“ Kemi rritur në mëyrë thelbësore investimet për arsimin, kemi dyfishuar investimet për shëndetësinë. Në këto dy vjet kemi rritur me 47% pagat e arsimtarëve“
Fuqizimi i fermerëve dhe tregëtimi i prodhimive të tyre bujqësore përbën për kryeministrin Berisha një tregues tjeter pozitiv të qeverisjes së tij. Por edhe ky tregues për opozitën nuk mbulon dot pasojat negative te politikave varferuese qe po ndjek Berisha.“
„Kryeministri Berisha është i lumtur që fermerët paskan shitur domate dhe vezë gjate këtyre dy viteve, tha Erion Braçe. “ Por me çfarë çmimesh i blenë qytetarët këto produkte, vijoi ai. Një kokërr domate , Z. Kryeministër kushton 200 lekë , një kokërr vezë 129, një litër naftë bën 1300 lekë.sot.“
Ne luften e ashpër politike mes paleve, te rishpallur me fillimin e sesionit parlamentar te vjeshtes ka hyre edhe ish-kryeministri socialist Fatos Nano, që duket sa po braktis terheqjen e tij te deritanishme, dy vjeçare, nga jeta aktive parlamentare.
„ Varfëria në Shqipëri, tha Nano në Parlament, nuk po pakësohet sepse nuk po luftohet.. Pabarazia sociale po thellohet nën hundën e politikës konfliktuale.