1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përplasje verbale mes Trumpit dhe Zelenskit

19 Shkurt 2025

Presidenti ukrainas Zelenski akuzoi homologun e tij amerikan se ka rënë pre e dezinformimit rus. Në të njëjtën kohë diplomatët e BE mbështetën një raund të ri sanksionesh kundër "flotës fantazmë" të Moskës.

Trump komenton negociatat për Ukrainën gjatë nënshkrimit të dekreteve. Trump ne Florida.
Trump komenton negociatat për Ukrainën gjatë nënshkrimit të dekreteveFotografi: Roberto Schmidt/AFP/Getty Images

Në përgjigje të komenteve të pasakta të Presidentit amerikan se vlerësimi i tij i pëlqimit ishte vetëm 4%, Presidenti Zelenski tha se "për fat të keq, Presidenti Trump, për të cilin kemi respekt të madh si udhëheqës i popullit amerikan... jeton në këtë hapësirë dezinformimi".

Pretendimi i tij vjen drejtpërdrejt nga propaganda ruse, shtoi Zelenski. Vlerësimi i miratimit të liderit ukrainas nuk ka rënë kurrë nën 50% dhe ndonjëherë ka qenë deri në 70%.

Një sondazh telefonik i 1000 ukrainasve i kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, i publikuar të mërkurën, zbuloi se 57% e të pyeturve miratuan mënyrën se si e kryen Zelenski detyrën.

Presidenti ukrainas shtoi se ai nuk do t'ia "shiste" Ukrainën SHBA, duke iu referuar një marrëveshjeje të propozuar nga Trumpi që ndihmën e Uashingtonit e paguan me  mineralet e rralla të tokës.

"Unë po mbroj Ukrainën, nuk mund ta shes vendin tonë. Kjo është e gjitha," tha ai, duke shtuar se administrata e Trumpit nuk po vepronte në mënyrë"serioze"me marrëveshjen.

Më vonë sot Trumpi e quajti Zelenskin "diktator pa zgjedhje."

Putini i kënaqur me bisedimet SHBA-Rusi

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan se Presidenti Vladimir Putin ishte i kënaqur pas bisedimeve të nivelit të lartë midis zyrtarëve të Kremlinit dhe përfaqësuesve të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump.

"Po, jam informuar. Unë i vlerësoj shumë, ka rezultate," citohet të ketë thënë ai nga Interfax për bisedimet e zhvilluara në Arabinë Saudite.

Putini tha më vonë se nuk e dinte se kur do të takohej personalisht me Trumpin, pavarësisht se ky i fundit la të kuptohej se një datë ishte caktuar për në fund të shkurtit. Putini tha se të dy palët së pari duhej të ndërtonin "besimin".

Volodymyr ZelenskiFotografi: Michael Buholzer/POOL/AFP/Getty Images

"Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë krizën ukrainase, pa rritur nivelin e besimit midis Rusisë dhe SHBA”, tha ai në një konferencë shtypi në televizion.

Eksperti: Trumpi me përpjekje për të strukturuar negociatat

DW foli me Dr. Peter Trubowitz, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në London School of Economics, për qëndrimin e Donald Trumpit ndaj Rusisë dhe Ukrainës.

"Nuk është gjë tjetër veçse një lëvizje strategjike”, tha Trubowitz në lidhje me pohimin e Trumpit se Ukraina është përgjegjëse për luftën. "Duhet parë si është, një përpjekje për të strukturuar negociatat mbi luftën në një mënyrë që ka të bëjë më pak me garantimin e sigurisë së Ukrainës sesa, mendoj, me riorganizimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi."

Ai i përshkroi lëshimet e Trumpit ndaj Rusisë kështu: "Është e guximshme, është dramatike. Është një surprizë".

Trubowitz tha se kjo ishte e gjitha një pjesë e teatrit politik për të bërë presion mbi Evropën dhe për të "përfituar nga varësia e Evropës nga SHBA".

"SHBA e ka anashkaluar Evropënnë mënyrë efektive", duke i bërë thirrje drejtpërdrejt Rusisë, duke e ditur se Evropa nuk ka qenë kurrë unanime në qasjen e saj ndaj pushtimit dhe duke e përdorur atë në avantazhin e saj.

Komisioni Evropian Fotografi: Dragan Maksimović/DW

"Nëse do të isha [presidenti ukrainas Volodymyr] Zelenski, nuk do të ndihesha i sigurt në aftësinë e Evropës për të udhëhequr tani."

BE mbështet raundin e 16-të të sanksioneve ndaj Rusisë

BE ka rënë dakord në Bruksel për një raund të 16-të sanksionesh kundër Moskës.

Në vigjilje të përvjetorit të sulmit rus, 24 shkurtit, BE synon të godasë "flotën fantazmë" ruse të anijeve cisternë, e cila përdoret për të shmangur sanksionet kundër sektorit energjetik të Rusisë.

Sanksionet prekin edhe sektorin e aluminit të Rusisë. "Kjo është e domosdoshme" tha ministri i Financave të Polonisë, Andrzej Domanski, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të BE.

Paketa e masave pritet të miratohet formalisht nga ministrat e jashtëm të BE, por konsiderohet punë e përfunduar.