Përsëri vrasje në Irak
10 Tetor 2007Reklamë
Në Irak ka ndodhur perseri një incident. Në një kryqëzim në Bagdad shërbimi shoqërues i një autokolone qëlloi një makinë dhe vrau dy gra, njoftoi policia. Personat që kanë qëlluar sipas të dhënave zyrtare irakiane janë punonjës të një sipërmarrjeje australiane. Kjo është e rregjistruar si palë kontraktuese me qeverinë amerikane. Deri tani është e paqartë, se për ku ishte nisur konvoi i përbërë nga katër makina të blinduara. Veprimtaria e firmave të sigurisë në Irak ka rënë në bresherinë e kritikës pas incidentit në mesin e shtatorit me punonjës të sipermarrjes amerikane Blackwater. Punonjësit e Blackwater duhet të kenë qëlluar arbitrarisht 17 civile irakianë.