1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përse nuk është i prekshëm për qytetarin në Shqipëri shërbimi on-line?

Vilma Filaj-Ballvora28 Gusht 2007

Në Shqipëri edhe pse po zbatohen disa projekte për shtrirjen e teknologjisë së informacionit në sektorin e shërbimeve publike, qytetari nuk ka mundësi të provojë avantazhin e të tilla shërbimeve.

Rrjeti elektrik në ShqipëriFotografi: Aida Cama
undefined undefined

Listat e zgjedhësve, një gangrenë e proceseve elektorale në Shqipëri, informaliteti një plagë e ekonomisë, së cilës s´po i gjendet ilaçi, radhët e gjata nëpër zyrat e pagesave e në portat e administratës publike, të kujtojnë rradhat e qumështit në kohën e komunizmit. Këto janë disa nga problemet më madhore, me të cilat përballet shoqëria shqiptare dhe që i has çdo qytetar në jetën e përditshme. Ndërkohë që qytetarët në vendet e BE-së, ku Shqipëria synon të antarësohet, të tilla veprime prej vitesh mund t´i kryejnë vetëm përmes një kliku në kompjuter. Ndonëse kompjuteri dhe aksesi në internet janë bërë pjesë e aktivitetit profesional edhe në Shqipëri, përdorimi i tij mbetet i kufizuar, ose inekzistent. Përmes një projekti të mbështetur nga fondacioni Soros dhe programi i OKB-së për zhvillimin UNDP në Shqipëri qysh në vitin 2002 është hartuar strategjia kombëtare e teknologjisë së informacionit. Sokol Haxhiu, menaxher projekti pranë UNDP-së në Tiranë lidhur me nivelin aktual të shërbimeve on-line: "Sa u përket shërbimeve publike: Së paku ka kaluar faza ndërgjegjësimit. Çdo ministër e di tashmë që çdo informacion në bazë edhe të ligjit për komunikimin duhet bërë publik. Kuptohet që mjetet më të përshtatshme për ta bërë publik këtë informacion janë mjetet e teknologjisë së komunikimit. Gjithashtu ka filluar dhe po bën hapa të mira vendosja e informacioneve për tenderat, për prokurimet publike. Kjo ka pasur një zhvillim dhe një interes jashtëzakonisht të madh, sepse këtu preket edhe një nga sektorët, ku është abuzuar në të shkruarën. Edhe në sektorin bankar ka pasur zhvillime, mund të bëhen pagesa online, ndonëse jo të gjitha bankat e praktikojnë këtë shërbim. Mëgjithatë përpjekjet janë që të gjitha bankat ta aplikojnë këtë sistem, gjë që me kalimin e kohës do të bëhet një realitet: pra të gjitha pagesat, apo të tjera veprime mund të kryhen on-line."

Faktikisht janë shumë të pakët qytetarët që preferojnë kryerjen e pagesave on-line në Shqipëri. Një tregtues i telefonëve celularë në Tiranë (ai nuk dëshiron të identifikohet), ndonëse është shumë pranë botës së internetit nuk preferon ta kryejë biznesin on-line. "Nuk e përdor këtë sistem, sepse duhet të kem të ardhura të kosniderueshme në bankë për t´i përballuar të gjitha detyrimet: si ato personale ashtu edhe ato me shtetin. Si biznes i vogël që jam dua të punoj shpjet, t´i di të ardhurat shumë shpejt se ku i kam. Nuk dua të harxhoj kohë duke shkuar nëpër banka, dua të bëj bilancin tim të ditës, sepse mallin do ta blej me lekë në dorë."

Eshtë kjo thjeshtë çështje mentaliteti, apo ka edhe faktorë të tjerë që i stepin shqiptarët për të kryer veprime on-line? Sipas ekspertit në fushën e teknologjisë së informacionit, Sokol Haxhiu: "Publiku nëse futet një gjë inovative është i interesuar që ta përqafojë atë si zgjidhje. Por që ta përqafojë atë duhet të ketë siguri, që ky veprim: e para është i vërtetë dhe e dyta: zhvillohet brenda një kuadri ligjor dhe nuk është ilegal. Në rastin konkret të bankave ka edhe një faktor të tretë jo pa rëndësi: aspekti financiar. Në qoftëse ti si bankë ofron një shërbim on-line, por ndaj këtij shërbimi vendos një çmim, kjo influencon tek qytetari, që për inerci do të vazhdojë ta kryejë këtë proces përsëri duke vajtur e duke zënë radha, për të mos paguar çmimin shtesë për shërbimin."

Këshilltari i kryeministrit për teknologjinë e informacionit, Pjerin Marku, përmend një faktor tjetër mjaft i rëndësishëm, që frenon avancimin e pëdorimit të shërbimit on-line në fushën e biznesit: "Eshtë presioni i madh që ushtron korrupsioni dhe ekonomia informale në këtë fushë. Ata nuk duan t´i paguajnë, jo se nuk kanë besim tek pagesat e bankës, por sepse aty fshehin numrin e punëtorëve, rrogën e saktë, etj. Në fakt kjo është një sfidë për qeverinë. Por këtu veprojnë edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, ndonëse me efekt të kundërt: Faktor frenues është infrastruktura e dobët e shtrirjes së këtyre teknologjive në Shqipëri. Ndërsa faktori që na bën optimistë është, se shqiptarët mësojnë shpejt. Dua të sjell shembullin e publikimit on-line të tenderave publikë: Me ndryshimin e ligjit, për të mundësuar që të gjitha dokumentat përkatëse të tenderit të publikoheshin on-line përpara shpalljes së tenderit, u detyruan të gjitha institucionet, duke përfshirë edhe komunat në fshatrat më të thellë, që përpara se të bënin tenderin duhej të sillnin elektronikisht të gjitha dokumentat e tenderit pranë APP-së. Sado e thjeshtë në dukje, të mendosh që nga punonjësit e një komune në një fshat të thellë të Pukës të mund të shkruhet në CD i gjithë dokumentacioni i tenderit, duket shumë optimiste, për momentin. Megjithëse pata hezitim fillimisht kur u vendos kjo masë, për çudinë time të madhe, nuk pati ndonjë bllokim dhe as vonesë, brenda dy tri javësh, ndoshta të shtyrë edhe nga dëshira për të marrë pjesë në këtë tender, të gjithë e mësuan, se si ta shkruajnë dokumentacionin në CD dhe ta dërgojnë atë në rrugë elektronike. Pra shqiptarët mësojnë shpejt dhe ky është faktori optimist."

Auf der größten europäischen Computerspiel-Messe "Games Convention", die am Mittwoch (17.08.2005) mit einem Fachbesuchertag beginnt, spielt Rahel Börner aus Zürich an einem Computerspiel der Firma Midway. Die größte europäische Messe für Computer- und Videospiele geht in Leipzig mit Rekordzahlen an den Start. Bei der vierten Auflage der Games Convention (GC) präsentieren bis Sonntag 280 Aussteller aus 15 Ländern insgesamt 189 Neuheiten, darunter 98 Welt-, 59 Europa- und 52 Deutschlandpremieren. Es werden rund 110.000 Besucher erwartet. Foto: Waltraud Grubitzsch +++(c) dpa - Report+++, .Computer, .Messen, .Spielwaren, .Wirtschaft, Bildschirm, Business, computer,Fotografi: dpa

Ç´rol luan sot kompjuteri dhe shërbimi on-line për rininë në Shqipëri. Ja se si shprehet Toni një gjimanzist nga Tirana:
"Në jetën time si gjimnazist interneti dhe në përgjithësi kompjuteri luan një rol shumë të rëndësishëm, sidomos në përdorimin e programeve të ndryshme. Por kur bëhet fjalë për internetin ndryshon puna: vetë fakti që nëpër shkolla nuk praktikohet, ose vetëm një pjesë shumë e vogël e shkollave kanë internet dhe ua ofrojnë nxënësve këtë mundësi, do të thotë që shumë pak nxënës janë të përgatitur për internetin dhe për përdorimin e tij. Aq më pak kur bëhet fjalë për blerjet on-line apo të tjera shërbime. Të rinjve shqiptarë, fakti që nuk janë shumë të integruar në internet, u hanë më shumë kohë bisedat në chat dhe lojrat."

Nëpër shkolla pritet të ketë së shpejti përmirësim vë në dukje Pjerin Marku: "Brenda shtatorit ose tetorit të këtij viti, besoj të gjitha shkollat e mesme do të kenë laboratore informatike me kompjutera dhe internet me band të gjerë. Kompjuterat janë blerë, jemi në procesin e shpërndarjes. ndërsa brenda viti 2008 deri në fillimin e 2009-ës të gjitha shkollat e tjera do të jenë në një rrjet të përbashkët dhe do të kenë laboratorë dhe band të gjerë në internet. Ky është një projekt që po realizohet në të gjitha vendet e rajonit dhe shpresoj që edhe në Shqipëri do të përfundojë brenda dy vitesh."

Ndonëse ende nuk ekziston legjislacioni përkatës, aktualisht në Shqipëri janë në zbatim një sërë projektesh nga donatorë të ndryshëm, që synojnë shtrirjen e teknologjisë së informacionit në të gjitha fushat. I gjithë ky zhvillim këtej e tutje do të koordinohet dhe mbikqyret prej Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Këshilltari i kryeministrit Pjerin Marku mbi detyrat që do të ketë kjo agjenci: "Kjo agjenci, së pari: do të koordinojë projektet e mëdha të kësaj fushe dhe nuk do të lejojë dublikimet. E dyta do të vendosë standarde dhe do të monitorojë zbatimin e këtyre strandardeve në këtë fushë. E treta do të përditësojë strategjinë kombëtare të ICT-së (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) dhe do të monitorojë implementimin e saj. Ajo do të ketë edhe detyra të tjera si: vendosja e marrëdhënieve me institucionet homologe dhe do të monitorojë zhvillimet e gjithë kësaj fushe. Kjo ka qenë prej viti 2002 si kërkesë e dokumentave ndërkombëtare që kemi nënshkruar dhe është përcaktuar edhe në strategjinë e vjetër të ICT-së që kemi pasur. Kjo qeveri e krijoi këtë agjenci, që shpresoj se brenda një ose dy muajve do të marrë jetë. Ky do të jetë hapi i parë i madh në këtë drejtim në Shqipëri."