Pa kufij lindje-perëndim
11 Dhjetor 2012
"Unë mendoj se për ne është e rëndësishme që të mos merremi me të gjitha gjërat." ... thotë Lutz Janisch. Ai ishte 18 vjeç, kur ra Muri i Berlinit. Vendlindja e tij, Spreewald-i, një orë me makinë larg në juglindje të Berlinit. Prindërit e tij kishin një fermë, një nga tezet një lokal në fshat. Prej andej vjen socializimi i tij kulinaresk, i cili është i orientuar nga produktet dhe është puritan.
Familja furnizonte veten më ato, që prodhoheshin në bahçe dhe në stallë. Çdo prodhim ishte biologjik. Qëndrimin e tij për të mos ndjekur pas çdo tendencë të kohës, që vjen nga fëmijëria, që ka kaluar në Gjermaninë lindore, ai e ka edhe sot në jetën, që bën në Francë. Me rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989 atij iu bë e qartë se si mekanik i veglave bujqësore nuk do të kishte të ardhme. Sepse vinin makineri të reja dhe të vjetrat nuk riparoheshin më. Janisch iu desh të gjente një profesion të ri.
"Kjo u arrit nëpërmjet Dhomave të Tregtisë së Strazburgut dhe Drezdenit. Ato kërkonin për Strazburgun të rinj gjermano-lindorë. Kunati im punonte në atë kohë në Dhomën e Tregtisë në Drezden dhe më këshilloi që të aplikoja dhe unë", thotë Janisch.
Shkollimin në një shkollë hotelerie Janisch e përfundoi më herët se planifikimi, më pas erdhën vitet e specializimit si kuzhinier në Elsazë dhe Vogesen. Pastaj gati do ishte kthyer në vendlindje. Një nga shefat e tij ngriti një restorant të klasit të lartë në Hotelin Adlon të Berlinit, por hapja e tij u shty për disa kohë. Aty, tregon Cynthia Janisch, "... im shoq refuzoi, sepse e ndjeu, që nuk ishte dëshira e tij e madhe dhe pastaj ne hapëm "Strasbourg-un" në Bitche."
Qyteti i vogël me citadelën monumentale, që ndodhet jashtë Strazburgut, ka qenë për shekuj me radhë shesh luftërash gjermano- franceze. Së fundi në Luftën e Dytë Botërore, sepse linja Maginot, linja e vjetër e llogoreve midis Francës dhe Gjermanisë, ndodhet vetëm pak më tutje. Armiqësitë e dikurshme nuk ndihen më në jetën e përditshme.
"Ai është integruar mirë. Meqenëse ne ndodhemi afër kufirit, ne kemi si të thuash një këmbë në Gjermani një në Francë", ... thotë e bindur Adéline Demerlé, e cila prodhon në fermën "La Ferme Bleue" disa lloje djathërash, të cilat ia furnizon restoranteve speciale. Për bukëpjekësin Thierry Martig po ashtu nuk luan asnjë rol, që Janisch është gjerman. Gatimi është një pasion, aty nuk ka ndryshim midis gjermanëve dhe francezëve.
Edhe në "Le Strasbourg" Gjermania dhe Franca shkrihen me njëra tjetrën. Ndërkohë që në disa tavolina flitet gjermanisht, gjuha e punës në kuzhinë është frëngjishtja. Në disa tenxhere alumini atje janë duke u skuqur shpatulla qingji. Gatimi është shumë i thjeshtë: "E skuq pak, pastaj i hedh hudhra, qepë, erëza, borzilok dhe hudhër kineze dhe pak verë të kuqe."
Qingji vjen nga Bliesgau, që nuk ndodhet larg, në Saarland. Kuzhinjeri ndjek me të një strategji që të nxisë produktet rajonale, t`ì përdorë ato sipas sezonit dhe të ruajë kualitetin e lartë. Që prej marrjes së yjeve Michelin, në fund të vitit 2009, ai ndjek edhe më shumë origjinën e prodhimeve. Është e vetëkuptueshme që ai shikon edhe në Gjermani për këtë.
"Këtu kemi një rajon të madh. Bicher është e karakterizuar nga ngjarje historike, por nejrëzit sot janë shumë të hapur dhe kufiri nuk ekziston më. Ne jemi mbase rajoni më evropian në gjithë Evropën", ... thotë Janisch dhe shton se njerëzit kanë frymëzuar njëri tjetrin në 50 vitet e fundit. Kjo i dha zemër atij që të fusë në listën e gjellërave të restorantit të tij dhe specialitetet nga Brandenburgu. Francezët janë kuriozë për kuzhinat e të tjerëve.
20 vjet më parë nuk ka qenë kështu.Në atë kohë kuzhina gjermano-lindore nuk ka qenë e njohur prej kërkujt. Sot, Janisch mund to ofrojë pa problem meny nga Spreeëald-i. Shpesh gjellërat janë ato që vijnë nga fëmijëria e tij, dhe që ai i interpreton sërish për kohët e reja.