1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pakica e padëshiruar: Përkujtohet vrasja e sinti dhe romëve

2 Gusht 2020

Këtë të dielë në shumë vende europianë përkujtohet Holokausti i nazistëve ndaj më shumë se 500.000 sintive e romëve në Europën e pushtuar. Parlamenti Europian e ka shpallur 2 gushtin Ditën Përkujtimore të Romëve e Sinti.

Auschwitz-Birkenau
Aushvitc-Birkenai, kampet BIIFotografi: Staatliches Museum Auschwitz-Birkenau

75 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Holokaustit dhe çlirimit të kampeve të përqëndrimit dhe shfarosjes sot (02.08.) përkujtohen 500.000 viktimat sinti dhe romët që u vranë në këtë ditë në Europën e pushtuar nga nazistët. Dita përkujtimore për sinti dhe romët, u shpall nga Parlamenti Europian në kujtim të 4.300 sintëve dhe romëve të fundit që u vranë këtë natë në dhomat e gazit në Aushvitc-Birkenau.

Në ceremoninë përkujtimore në Aushvitc marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Këshillit Qendror të Sinti dhe Romëve dhe Kishës Evangjeliste, (EKD) në Gjermani. Delegacioni gjerman drejtohet nga Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenje në Gjermani, kreu i Këshillit Qendror të Sinti dhe Romëve, Romani Rose si edhe nga ipeshkvi evangjelist, e kreu i Këshillit të Kishës Evangjeliste, Heinrich Bedford-Strohm dhe Irmgard Schwaetzer.

Sipas agjencisë së lajmeve gjermane, dpa, në një mesazh përshëndetjeje të presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble, thuhet, se "nga përvoja e Holokasutit rrjedh detyrimi i vetë shtetit tonë për të mbrojtur dhe ruajtur dinjitetin e jetës së çdo njeriu.” Kurse presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen theksoi, se Europa ka detyrimin për të mbrojtur pakicat.

Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Schmidt

Sintit dhe romët gjithmonë dash kurbani

Para ditës përkujtimore të dielën, kreu i Këshillit Qendror të Sinti dhe Romëve në Gjermani, Romani Rose ka paralajmëruar nga rritja e nacionalizmit në Europë. Në vende si Hungaria apo Polonia, "zhvillimi politik shkon dorë më dorë me një revizionim të historisë”, tha ai të premten për gazetën gjermane "Neue Westfälische". Kurse në Gjermani, partia populiste, AfD përpiqet të rikthejë "nocionet nacionaliste”. Ai kritikoi mënyrën, se si kjo parti luan me "historinë dhe gjuhën”. Kjo duket në glorifikimin e Wehrmachtit dhe kërkesat për kthesë në politikën e trajtimit të së shkuarës. "Ekstremistët e djathtë brenda dhe jashtë AfD janë një rrezik për Gjermaninë”, ka thënë ai. Por Rose vlerësoi edhe kujturën e kujtesës në Gjermani. Ngjarjet përkujtimore "nuk janë transferim i fajit, por detyrim i qenësishëm të ngrihesh kundër anticiganizmit, antisemitizmit dhe racizmit.” Në Europë gjithmonë "sidomos hebrenjtë dhe ciganët kanë qenë dash kurbani, shumë kohë para Holokaustit”, ka thënë Rose. Ende ekziston një anticiganizëm i madh. Sinti dhe romët janë "shumë shpesh një pakicë e padëshiruar”.

Protestë kundër diskriminimit të romëve e sintitFotografi: picture-alliance/dpa/F. Schuh

Edhe Shoqata për Popujt e Kërcënuar, GfbV është shprehur e shqetësuar për rritjen kudo në botë të krimeve të urrejtjes kundër romëve dhe kërkon që kjo formë e racizmit të ndiqet më me angazhim. Sidomos tani në kohë të Coronës, ciganët stigmatizohen, shprehet kreu i kësaj organizate, Ulrich Delius. Anticiganizmi gjendet jo vetëm në sulme fizike, por shpesh edhe në urrejtje raciste në mediat sociale. Ai nuk është problem vetëm në Gjermani, por në të gjithë BE edhe në Ballkanin Perëndimor, tha Delius.