1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pakistani i shpall luftë terrorizmit

13 Korrik 2007

Pas marrjes së përgjakshme me sulm të Xhamisë së Kuqe në Islamabad në një intervistë televizive presidenti Pervez Musharraf i ka shpallur luftë terrorizmit në Pakistan. Pushtetmbajtësi ushtarak u bëri gjithashtu thirrje drejtuesve të mijëra medreseve, të predikojnë maturi. Para ndërtesave qeveritare dhe xhamive u përforcuan masat e sigurisë. Në kufirin me Pakistanin, prej nga veprojnë talibanët radikalë, islamikë, do të rritet numri i trupave. Qyteti kufitar Hangu u rrethua pas atentateve të fundit të islamistëve militantë.