1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panairi Hanover 2008 - Bilanc i sukseshëm pavarësisht krizës financiare

Böhme, Henrik / z.Zt. Hannover25 Prill 2008

Më shumë vizitorë më shumë ekspozues dhe më shumë optimizëm: me një bilanc pozitiv mbylli (25.04) portat panairi i Hanoverit 2008, ekspozita më e madhe e industrisë në botë.

Pamje nga panairi i Hanoverit 2008Fotografi: AP

Mbi 5.000 pjesëmarrës nga 62 vende për pesë ditë me radhë prezantuan produktet dhe teknologjinë më moderne për sistemet e kompjuterizuara të prodhimit. 


Industria gjermane ka një problem. Asaj i mungojnë inxhinierët, teknikët dhe studjuesit e shkencave të natyrës. Porositë mbeten në sitar, ose duhet të refuzohen. Dëmi që llogaritet është rreth 20 miliardë euro.  Tani po shpaguhet këshilla e gabuar që iu jepej përpara 10 vjetëve të rinjve: kërkoni ndonjë profesion më të arësyeshëm, sepse ne s´kemi nevojë për kaq shumë inxhinierë.

Tani kërkohen urgjentisht  inxhinierë, të paktën në panairin e Hanoverit ishin shpallur qindra vende pune. Të rinjtë silleshin në grupe për t´u zgjuar atyre interesin për profesionet në fushën e teknikës. Në kuartierin e panairit të rinjtë kishin mundësi të njiheshin me një degë, që në fakt për ta duket jashtë kohës.  Por ndoshta ndonjeri prej tyre duke u kthyer për në shtëpi do të fillojë të mendojë ndryshe.


Kryesisht inxhinierët mekanikë gjermane tani janë duke notuar në valën e suksesit. Produktet e tyre janë të preferuara në mbarë botën. Qofshin ndërmarrje familjare apo koncerne botërore, që të gjithë i kanë realizuar si duhet detyrat e tyre. S´kanë kaluar as dhjetë vjet qëkurse ata ndjenë vërtetë flladin e globalizimit.


Sot shumica e ndërmarrjeve janë në gjednje më të mirë se kurdoherë tjetër.  Çmimi i lartë i naftës, euroja e fuqizuar dhe kriza në tregjet financiare duket se nuk i ka penguar aspak ato. Lajmet e mira të pesë ditëve të fundit janë thuajse të pabesueshme. Çdo ditë ndërmarrjet në Gjermani sot garantojnë 1000 vende të reja pune. Industria e automovilëve në vitin e pestë në radhë po shënon impulse rritjeje. Siç duket edhe këtë vit Gjermania mund ta mbrojë titullin e saj si kampione e eksportit.


Sekreti i suksesit ishte i dukshëm gjatë ditëve të panairit të Hanoverit. Jo vetëm në tribunën e koncerneve të mëdha, por edhe te ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Këto janë pikërisht shtylla e suksesit. Ato kanë pasur frymën e novacionit dhe idetë, me të cilat mund t´u bëhet ballë sfidave të reja.  tendenca më e fundit është kurisimi i energjisë në prodhim. Një treg gjigand, në të cilin gjermanët janë të pranishëm madje ndër ata që kryesojnë.


Por pavarësisht lajmeve të mira, natyrisht që lobiisitët e industrisë nuk ngurruan të tërheqin vëmendjen për problemet: mungesa e inxhinierëve po merr përmasa dramatike. Këtë dëgjojnë shpesh prej vitesh vizitorët në panarin e Hanoverit. Edhe në adresë të politikës pati kritika, katalogu i kërkesave drejtuar politikës ishte mjaft voluminoz.


Sidoqoftë optimizmi është detyrim për një ekspozitë të tillë të rendimenteve të industrisë siç është panairi i Hanoverit.