1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panairi i burrave

Aida Cama12 Prill 2013

Në panairin e Hanoverit po tregohet qartë: teknika dhe profesionet teknike janë "sferë interesi e meshkujve". Por ka dhe sinjale për ndryshime.

Panairi në Hanover
Panairi në HanoverFotografi: Getty Images

Në sallat e Panairit të Hanovrit ka shumë gra. Atë të qeshin nga tendat e panairit, përshëndesin vizitorët, shërbejnë me pije. Pa shumë hostesat që ndodhen këtu do të ishte më e dukshme se ata që kanë të bëjnë me ndërtimin e makinerive dhe elektroteknikën, janë pothuajse të gjithë burra.

"Panairi i Hanovrit është panair inxhinjerësh dhe prandaj gati një ´panair burrash," konfirmon Michael Köster nga Agjencia Federale e Punës, e cila është po ashtu e përfaqësuar në panair. "Prej vitesh ne punojmë që gratë dhe vajzat të interesohen për profesionet teknike". Megjithatë është e vështirë, të shpërbëhen modelet klasike të ndarjes së roleve. "Ne shohim se gratë vazhdojnë të interesohen për profesione klasike grash. Tek akademiket si përshembull shkencat humane dhe sociale apo mjekësi."

Por shenjat e para për një ndryshim janë shfaqur. Kështu për shembull numri i grave, që kanë filluar studimet në matematikë, shkencar inxhinjerike, shkencat natyrore dhe ato teknike, është rritur ndjeshëm se sa numri i atyre që fillojnë në përgjithësi studimet. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Institutit për tregun e punës dhe studimin e profesioneve (AIB).

"Ne jemi të sigurt se në të ardhmen në Panairin e Hanovrit do të marrin pjesë më shumë gra, dhe ato jo si hostesa në panair ose në katering," thotë Köster.

"Zonja e teknikës së makinerive"

Mysafir edhe Merkel dhe Putin.Fotografi: picture-alliance/dpa

Në tendën e panairit të Bonfiglioli-t ndodhet një burrë që shërben proshutë, djathtë dhe pije. Shefja e tij është një grua. Që prej vdekjes së të shoqit, Sonia Bonfiglioli drejton bizneset e prodhuesit italian të teknikës së makinerive me 3300 punonjës dhe volum pune prej 700 milione eurosh.

"Është ende një botë burrash," thotë Sonia Bonfiglioli. "Prej vitesh mua më quajnë zonjën e teknikës së makinerive. Sepse të gjithë shefat e firmave dhe ndërmarrjeve të tjera në këtë sektor janë burra."

Por ajo është mësuar të jetë gruaja e vetme, madje edhe në jetën private. "Unë kam një burrë dhe dy djem. Madje, qeni im është mashkull. Duket se ky është fati im".

"Doja ta kuptoja"

Për Sonia Bonfiglioli-n ishte e qartë se do të bëhej inxhinjere. "Që e vogël unë jam mësuar me këtë, sepse im atë fliste shumë për punën. Unë interesohesha për gjëra të tjera, si modë dhe pikturë. Por doja ta kuptoja edhe këtë."

Ajo studioi inxhinjeri makinash dhe bëri në vijim një Master of Business Administration (MBA), para se të hynte në firmën e të atit. Ajo i këshillon vajzat e reja të mësojnë profesione teknike, "nëse nuk e urrejnë matematikën dhe fizikën."

E vetme mes burrave

Ky është rezultati i studimit gjerman për degët teknike dhe të shkencave të natyrës. Në semestrin e dimrit 2011/2012 në degën e inxhinjerisë së makinave u futën 21 mijë studentë dhe 2100 studente. Degë si matematikë, biologji, ose kimi janë më të preferuara për gratë.

Yet-Cheng Fan e njëh këtë çështje. "Unë studioj inxhinjeri mekanike në Krefeld", thotë 25 vjeçarja. "Ne jemi 300 vetë, por vetëm nja dy gra." Para se të fillonte studimet ajo mësoi profesionin e mehatronikes. "Aty unë isha gruaja e vetme në uzinë."