Panairi i Hanoverit-CeBit/ Vjena shqiptare
5 Shkurt 20101.Ekonomia e prekur aktualisht prej krizës globale e bën edhe më të ashpër konkurrencën midis qendrave të shumta të panaireve në Gjermani. Katër javë para hapjes së panairit më të madh në botë për teknologji informacioni, CeBIT-it në Hanover, një grup gazetarësh të Deutsche Ëelles zhvilloi një vizitë në panairin e Hanoverit. Elert Ajazaj mblodhi këto përshtypje.
2. Marrëdhënia e shkrimtarëve austriakë të shekullit të 20/të ndaj Vjenës ka qenë e dyzuar mes urrejtjes dhe dashurisë. Njëri nga bijtë e tij më të famshëm të kryeqytetit austriak, kabaretesti dhe shkrimtari Helmut Quantinger e ka formuluar më së miri: Problemi i një vjenezi: Ai nuk e duron dot Vjenën, por nuk i duron as vendet e tjera. Kur lexon prozën dhe poezinë e autorëve shqiptarë për Vjenën, të cilat janë përmbledhur në një dosje të revistës austriake "Letërsi dhe Kritikë" ish kryeqyteti i perandorisë austro-hungareze ka një shkëlqim më të madh: Anila Shuka më hollësisht për "Vjenën shqiptare".