1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa: Dhuna ndaj grave është blasfemi

2 Janar 2022

Në mesazhin për Vitin e Ri Papa Françesku bëri thirrje për paqe dhe vëllazëri. Ai u fokusua edhe tek dhuna ndaj grave.

Italien Vatikan Papst hält Neujahresmesse
Fotografi: Guglielmo Mangiapane/REUTERS

Në predikimin e tij për festën katolike të Marisë, Nënës së Zotit, në ditën e Vitit të Ri, Papa tha në Bazilikën e Shën Pjetrit: "Të lëndosh një gruaështë blasfemi, është fyerje ndaj Zotit". Nënat duhet t'i inkurajojmë dhe gratë duhet t'i mbrojmë. Kisha është nënë, kisha është grua, tha argjentinasi.

"Nënat dhe gratë nuk e shikojnë botën për ta shfrytëzuar atë, por për t'i dhënë asaj jetë”. Kjo është pikërisht ajo që i duhet botës në këtë kohë plot kriza dhe luftëra. Nënat dinë të kapërcejnë pengesat dhe konfliktet dhe si të bëjnë paqe. Ato kanë vështrim realist që nuk ngrin përballë problemeve, por i vendos ato në një kontekst më të gjerë, tha Papa.

Fotografi: L'Osservatore Romano/dpa/picture alliance

Gjatë lutjes pasuese në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku kërkoi më shumë përpjekje për paqe në mbarë botën. Që nga viti 1968 data 1 janar kremtohet si Dita Botërore e Paqes Katolike. Nga dritarja e Pallatit Papnor Papa i tha grigjës: "Ne duam paqe". Nuk ka asnjë arsye për t'u përulur dhe të ankohesh, përkundrazi ne duhet të përveshim mëngët për të bërë paqe, tha Papa duke iu referuar luftërave, refugjatëve dhe mjerimit në botë.

Papa: Ne duam paqe!Fotografi: Guglielmo Mangiapane/REUTERS

Në mesazhin e tij të sivjetshëm për Ditën Botërore të Paqes Papa tha se "Paqja krijohet përmes dialogut ndërmjet brezave, arsimit dhe punës”. Pa këto tre elementë nuk ka themel për bashkëjetesë paqësore.
 LINK: