1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa Françesku kërkon paqe në Jerusalem

25 Dhjetor 2017

Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku ka kërkuar negociata të reja paqësore në Lindjen e Mesme. Në lutjen tradicionale për Krishtlindje, ai kërkoi që problemet të zgjidhet me mjete paqësore.

Vatikan - Papst Franziskus - Urbi et Orbi
Fotografi: Reuters/A. Bianchi

Për shkak të shtimit të tendosjeve të fundit mes Izraelit dhe palestineëzve, Papa Françesku u pozicionua edhe njëherë shumë qartë lidhur me gjendjen në Lindjen e Mesme: Në mesazhin e tij për Krishtlindjet, Papa tha se ende shpreson se ekziston vullneti për rifillimin e dialogut dhe kërkoi paqë për Jerusalemin dhe vendin e shenjtë.

Zgjidhja me dy shtete

"Ne lutemi që më në fund të arrihet një zgjidhje me negociata, e cila do të mundësonte koekzistencën e përbashkët dhe njohjen ndërkombëtare të kufijëve mes dy shteteve", theksoi Papa në lutjen tradicionale "Urbi et Orbi" në Sheshin qendror në Vatikan, ku ishin mbledhur me dhjetëra mijëra besimtarë.

Fotografi: Reuters/A.Bianchi

Presidenti amerikan Donald Trump e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, që ka shkaktuar reagime të shumta negative në mbarë botën. Vendimi i tij nuk është mbështetur me shumicë në Asamlenë e OKB-së, e cila ka hedhur poshtë një Rezolutë për njohjen e këtij qyteti të ndarë si kryeqytet të Izraelit. Françesku në mesazhin e tij ka mbështetur përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje e "cila do të siguronte drejtësi dhe siguri për të gjithë".

Fotografi: Reuters/T. Gentile

Rreziku nga lufta në Korenë e Veriut

Sa i përket krizës së fundit në Korenë e Veriut, për shkak të programit të saj bërthamor, Papa Françesku ka kërkuar që tendosjet të tejkalohen me marrëveshje. Për marrëveshje nevojitet më shumë mirëbesim, sepse zgjidhja paqësore është në interesin e mbarë botës, paralajmëroi Papa. Muajt e fundit janë shtuar në veçanti tendosjet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së, për shkak të testimit të raketave bërthamore.

Rrënimi i vlerave

"Në kohën e gërmadhave të luftërave dhe koncepteve të tejkaluara të zhvillimit, në kohën kur kemi një rënie njerëzore, dallime të mëdha sociale dhe shkatërrime të mjedisit, koha e Krishtlindjeve është koha kur duhet t'u kthehemi vlerave të Krishtit", theksoi Françesku. 81-vjeçari nënvizoi vuajtjet e njerëzve në Siri, Irak, Jemen, jug të Sudanit, Venecuelë dhe Ukrainë. Kreu i Kishës Katolike apeloi për kulturë mirëseardhjeje dhe zemërgjërësi ndaj refugjatëve.

Fotografi: Reuters/T. Gentile

Bc/SC/sti (afpe, epd, KNA, dpa)