1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa i padëshiruar në Turqi?

Ulrich Pick26 Nëntor 2006

Ditën e sotme pritet një demonstratë e madhe në Stamboll të organizuar nga partia islamiste Saadet. Kryeministri turk, Erdogan shprehet ashpër kundër qarqeve nacionaliste dhe islamiste që e kanë deklaruar Papën si person të padëshiruar në Turqi

Papa Benedikt në Regensburg, Gjermani
Papa Benedikt në Regensburg, GjermaniFotografi: AP

Tre ditë para fillimit të vizitës së papës në Turqi, në ditën e martë, akoma nuk është përcaktuar programi i vizitës. Por nuk përjashtohet që papa Benedikti i XVI të takohet edhe me shefin e qeverisë turke, Rexhep Taip Erdogan, pak para nisjes së ketij të fundit në samitin e Natos në Riga. Erdogan u shpreh ashpër kundër qarqeve nacionaliste dhe islamiste që papën e kanë deklaruar person të padëshiruar në Turqi. Ne nuk e miratojmë një qëndrim të tillë, të cilin e përfaqësojnë vetëm disa grupe të veçuara, u shpreh Erdogan.

Ndërkohë ditën e sotme pritet një demonstratë e madhe në Stamboll, për të cilën ka bërë thirrje partia islamiste Saadet. Kryetari i saj, ish-kryeministri turk Nexhmedin Erbakan, i cili ka influencë të madhe dhe tek organizata fetare ne Gjermani "komuniteti islamik Mili Görys", pret ditën e sotme rreth 1 milion pjesëmarrës në demonstratën kundër papës. Por nuk është e sigurtë nëse mund të vinë kaq shumë njerëz.

Fillimisht protesta e partise islamiste kishte si moto: "Jo, papës dinak dhe analfabet". Por ky formulim fyes u hoq nga autoritetet turke. Në disa nga pllakatet me të cilat islamistet benin thirrje per proteste është vendosur nga njera ane papa nga ana tjeter djalli: Perbri ka qenë shkruar: Me cilën fytyre?

Ndërkohe për të siguruar vizitën e papës në Turqi është vendosur një paketë e lartë masash sigurie. Që në momentin e futjes së aeroplanit të papës në hapësirën ajrore turke, ai do të shoqërohet nga avionë luftarakë turk deri në zbritjen në Ankara. Në kryeqytet do të jenë në dispozicn 3000 policë, që do të kujdesen për sigurinë e papës, ndërkohë në Stamboll pritet të vihen në dispozicon 9000 policë. Snajperë do të vendosen përgjatë rrugës nga e cila do të kalojë limuzina papnore.