1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paqartësitë mbi avionin serb të rrëzuar në Greqi

18 Korrik 2022

Qeveria greke do të protesotjë në rrugë diplomatike lidhur qendrimin e Serbisë ndaj rrëzimit të avionit transportues në fundjavë në veri të Greqisë.

Griechenland | Flugzeugabsturz in Kavala
Fotografi: ENA Channel/REUTERS

Gazeta „Kathimerini" duke iu referuar qarqeve diplomatike në Athinë shkruan të hënën (18.07), se ambasadori grek do të paraqitet në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, për t'u ankuar, që Beogradi nuk ka informuar në kohë për ngarkesën dhe destinacionin e avionit, që fluturonte drejt Bangladeshit. Avioni i tipit Antonov An-12 të shtunën në mbrëmje (16.07) u nis nga aeroporti i Nishit dhe pak minuta më pas u rrëzua në afërsi të qytetit grek Kavala me 11,5 ton municion predhash. Pas kësaj ka zgjatur me orë të tëra derisa pala serbe i komunikoi Athinës saktë informacionin mbi përmbajtjen dhe destinacionin, theksohet në kritikën e Greqisë. Për këtë arsye ka pasur paqartësi për orë të tëra në vendin e fatkeqësisë.

Fotografi: Laskaris Tsotsas/Eurokinissi/REUTERS

Pas rrëzimit të avionit ka pasur shpërthime me orë të tëra dhe janë përhapur avuj asfiksues. Dy zjarrëfikësa u dërguan në spital me probleme në frymëmarrje. Shumë shpejt forcat e shpëtimit u tërhoqën dhe banorëve të zonës përreth iu bë thirrje të mos dalin nga shtëpitë dhe të mbanin dritaret mbyllur, sepse nuk ishte e qartë se çfarë lëndësh ka pasur në ngarkesën e avionit. Të dielën në mëngjes në vendngjarje mbërritën ekspertët ABC të ushtrisë, për të hulumtuar zonën e aksidentit për lëndë toksike, përpara se zona të lirohej sërish.

vfb/dpa