1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parandalohet një sulm terrorist në Turqi

11 Shtator 2007

Policia turke ka shmangur një sulm terrorist duke çaktivizuar një autobombë në qendër të kryeqytetit tä vendit Ankara. Në afërsi të një parkingu shumëkatësh në zonën tregtare Kurtulush qentë e policisë zbuluan një sasi e madhe lënde eksplozive që ishte fshehur në pjesën e poshtme të një makine. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i qytetit, Kemal Önal. Sipas tij aksioni i policisë bëri që të shmangej një 11. shtator për Ankaranë. Në vitin 2003, si pasojë e një sulmi me bombë nga ithtarët e el Kaidës në Stamboll humbën jetën 58 vetë.