1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paratë e lira mund të dalin më shtrenjtë

Michel Wetzel3 Korrik 2014

Ministri gjerman i Financave është i shqetësuar për politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane.

Fotografi: Getty Images

Në tregjet e kapitalit gjendja e humorit është e shndritshme. Megjithatë jo vetëm për shkak se bizneset e sipërmarrjeve janë duke shkuar mirë, por kryesisht për shkak se bankat qendrore në mbarë botën po i mbajë normat e interesit në nivel të ulët rekord dhe hedhin me forcë në treg të holla të reja. Këto duhet të investohen diku - ndërkohë që kursimi i parave në fund të fundit nuk ia vlen. Megjithatë, kjo përmban në vetvete edhe rreziqe.

Problemi i parave të lira

Ministri gjerman i Financave është i shqetësuar. Politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane po bën që në tregjet financiare të ketë në qarkullim shumë para, thotë Wolfgang Schäuble. Këto para të shumta duhet të përfshihet në ciklin ekonomik.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Por për një gjë janë të gjithë dakord: Problemet ekonomike të zonës së euros nuk mund t'i zgjidhë Banka Qendrore me paratë e saj të lira. Edhe në qoftë se qetësia në tregjet financiare i duket se kjo mund të bëhet në këtë mënyrë

Presioni për reforma mund të bierë

Kjo lloj politike përmban në vetvete rrezikun që presioni për reforma të bierë. Pastaj qeveritë e eurozonës mund të mbeten prapa me përpjekjet e tyre për të konsoliduar buxhetet e tyre dhe për të ulur malet gjigante të borxheve.

Ndoshta që tani një shembull për këtë është se Italia dhe Franca po kërkojnë më shumë fleksibilitet për shlyerjen e deficitit të shteteve të tyre. Po kjo nuk duket se është ajo që synon Banka Qendrore Evropiane.