1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paris: Vidhen bizhuteri në muzeun e famshëm Louvre

19 Tetor 2025

Nga muzeu i famshëm Louvre në Paris mëngjesin e së dielës (19.10.2025) janë vjedhur bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit, njoftohet nga ministri i Brendshëm. Hetimet po vazhdojnë.

Pamje nga ndërtesa e muzeut Louvre në Paris me një shkallë transporti dhe policia përreth pas një vjedhjeje
Muzeu më i famshëm në botë me një koleksion prej rreth 35.000 vepra arti po restaurohet. Punimet do të vazhdojnë deri në vitin 2031.Fotografi: Dimitar Dilkoff/AFP/picture alliance

Persona të paidentifikuar në mëngjes (19.10.2025) kanë hyrë në muzeun e Luvrit në Paris. Ata kanë marrë objekte bizhuteri nga galeria d'Apollon, vuri në dukje ministri i Brendshëm Laurent Nuñez. Këto objekte janë përtej vlerës në treg me "një vlerë të paçmueshme kulturore dhe historike", tha ministri. Dorasit kanë hyrë nga jashtë me një shkallë transporti dhe më pas janë arratisur. Aksioni ka zgjatur gjithsej shtatë minuta.

Dorasit kanë hyrë nga pjesa anësore e godinës, ku ndërkohë po bëhen punime. Muzeu më i frekuentuar në botë ndërkohë i është nënshtruar një restaurimi kapital

Pas vejdhjes (19.10.2025) gjatë tërë ditës Louvre qendron i mbyllur, sepse vazhdojnë hetimet.Fotografi: Gonzalo Fuentes/REUTERS

Ata kanë hyrë direkt në galerinë d'Apollon. Sipas gazetës Le Parisien dorasit kanë thyer xhamin e dritares për të hyrë brenda, ndërsa një person ka bërë roje jashtë. Sipas gazetës ata kanë vjedhur nëntë objekte nga koleksioni i Napoleonit dhe perandoreshës. Ndër to një varëse, një karficë dhe një kurorë. Gjatë mësyrjes së dorasve në muze nuk ka pasur të plagosur, njofton ministrja franceze e Kulturës Rachida Dati.

Gjatë së dielës muzeu i Louvrit do të qendrojë i mbyllur, sepse vazhdojnë hetimet. 

Piktura më e famshme Mona Lisa në Louvre vizitohet nga rreth 20.000 vetë në ditëFotografi: ROBIN UTRECHT/picture alliance

Në Louvre rreth nëntë milionë vizitorë në vit

Louvre konsiderohet si një ndër atraksionet më të njohura në botë. Në vitin 2024 muzeu u vizitua nga gati 9 milionë vizitorë. Koleksioni i Louvre përfshin mbi 35.000 vepra arti. Megjithatë në historinë e tij Louvre ka përjetuar disa vjedhje. Ndër to edhe rëmbimin e kryeveprës së Leodardo Da Vinçit Mona Lisa: Portreti i famshëm, piktura e konsideruar më e rëndësishmja në historinë botërore të artit, u rëmbye në vitin 1911 dhe u zhduk prej muzeut. Por dikur Mona Lisa u gjet dhe qysh atëherë josh çdo ditë rreth 20.000 vizitorë në këtë muze.

dpa/afp/ard

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW