Parlamenti spanjoll miratoi një ligj që dënon diktaturën e gjeneralit Franko
31 Tetor 2007Reklamë
Parlamenti spanjoll miratoi një ligj, në të cilin dënohet diktatura e gjeneralit Francisko Franko, e cila zgjati prej vitit 1939 deri në vitin 1975. Në ligjin e paraqitur nga socialistët është parashikuar edhe një dëmshpërblim për viktimat e luftës civile dhe të diktaturës. Proceset gjyqësore kundër kundërshtarëve të regjimit do të shpallen të jashtëligjshme. Opozita konservatore kritikoi që ligji hap plagë të vjetra.