1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti turk lejon aksionet ushtarake kundër PKK-së

18 Tetor 2007

Parlamenti turk me shumicë të madhe i ka dhënë qeverisë leje për aksione ushtarake përtej kufijve kombëtarë kundër rebelëve të Partisë Kurde të Punës (PKK) në Irakun Verior. Mandati aktualisht është i kufizuar për një vit. Miratimi i parlamentit nuk nënkupton megjithatë se këto aksione do të ndërmerren së shpejti. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan kishte shpjeguar një ditë përpara debatit në parlament se shpresonte të mos ishte i nevojshëm përdorimi i mandatit. Bashkimi Europian, Nato dhe Iraku i kanë bërë thirrje qeverisë turke të tregohet e përmbajtur. Presidenti amerikan Bush e paralajmëroi Turqinë ndaj ndërmarrjes së sulmeve ushtarake në veri të Irakut.