1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti turk voton sot për zgjedhjen e presidentit të ri

20 Gusht 2007

Ankara: Parlamenti turk mblidhet sot për të zgjedhur një president të ri. Si pasues të ushtruesit të detyrës së presidentit partia qeveritare religjioze konzervative AKP e kryeministrit Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) propozoi sërish ministrin e jashtëm Abdullah Gjyl (Abdulah Gül). Pak orë para raundit të parë të zgjedhjeve Partia e majtë demokratike DSP emëroi ish-ministrin e shtetit Hysein Tayfun Icli. Ndërkaq që të premten partia nacionaliste MHP në garë ka futur ish-ministrin e brendshëm dhe të mbrojtjes Sabahatin Cakmakoglu (Sabahattin Cakmakoglu).