1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ajri i parqeve - i domosdoshëm për klimën

Franj Grotelüschen/Shota Bukoshi12 Dhjetor 2013

Parqet nuk shërbejnë vetëm si vende pushimi, por sipas shkencëtarëve, janë të rëndësishëm edhe për klimën nëpër metropole.

Park në Bon të GjermanisëFotografi: Fotolia/Smileus

Çdo ditë betonohet, asfaltohet dhe ndërtohet në Gjermani një sipërfaqe mesatarisht e madhe sa 100 fusha futbolli. Sidomos nëpër qytete kjo shkakton dëme për klimën. Sa më i dendur është ndërtimi në një qytet, aq më i theksuar është efekti i “Ngrohjes Ishull” (heat island effect): Në një metropol si Hamburgu mund të jetë deri në 3 gradë më ngrohtë se në rrethinë. Rëndësinë e tokave e tregojnë rezultatet e një projektit, ku shkencëtarët hulumtuan sistematikisht influencen e tokës në klimën e qytetit.

Nëse bëjmë një pushim në parkun e qytetit në një ditë vere të nxehtë, ndihemi menjëherë më mirë. Nuk është vetëm më gjelbërt dhe më qetë se në ambientet mes ndërtesave, por edhe dukshëm më freskët. Arsyet janë këto: Nga njëra anë nuk ka fasada të ndërtesave dhe asfalt të cilat akumulojnë nxehtësinë për ta liruar më vonë. Nga ana tjetër parku freskohet përmes avullimit të lagështirës së tokës, e cila mund të transpirojë, sepse nuk është e betonuar.

Park në GjermaniFotografi: Fotolia/D. Ott

A mundet që këto toka të papunuara të zbusin në të ardhmen efektet e ndryshimit klimaterik? Një ekip shkencëtarësh nga Hamburgu themeloi Projektin HUSCO (Hamburg Urban Soil Climate Observatory) për të gjetur përgjigjen.Për të kuptuar se në çfarë mase e freskon toka klimën dhe si dallojnë llojet e ndyshme të tokës nga njëra tjetra, ekspertët kanë instaluar disa pika matëse në qytetin hanseatik. Njërën në Shqopishtë, ku nivei i ujrave nëntokësore është i lartë dhe tjëtrën në një zonë më të thatë me nivel të ulët të ujrave nëntokësore.

Sensorë matës të lagështirës

Ekspertet matën temperaturën, shpejtësinë e erës dhe lagështinë në këto dy pika matëse. “Ata madje hapën gropa dhe vendosën sensora afër sipërfaqës, por edhe në thellësi prej 1,60 metra”, shpjegon udhëheqësja e projektit Prof. Annette Eschenbach, shkenctare për tokën pranë Universitetit të Hamburgut. „Këta sensorë matin ndër të tjerat temperaturën dhe lagështinë në dhe.“

Park në GjermaniFotografi: picture-alliance/dpa

Qysh prej tre vitesh mblidhen të dhëna nga këto pika matëse dhe rezultatet janë këto: “Në kohra me pak rreshje dallon tharje në vendet e ndryshme”, thotë Eschenbach. “Kjo varett nga niveli i ujrave nëntokësorë.” Tokat me lagështirë furnizohën më mirë nga ujrat nëntokësore prandaj edhe nuk thahen aq shpejt edhe në kohra me rreshje të pakta.


Shkencëtarët gjithashtu zbuluan që tokat me lagështirë e freskojnë dukshëm më shumë ajrin përreth se tokat e thata. Në shifra kjo do të thotë: Një park është gjatë vitit mesatarisht mbi gjysmë gradë më i freskët se një hapsirë me ndërtime të dendura. “ Kjo do të thotë që parqet e qytetit kanë një rëndësi të madhe për mikroklimën” thekson Eschenbach.

Sa më lagët, aq më efektiv

Më shumë hapësirë me toka të papunuara, ky mund të jetë një aspekt i rëndësishëm kur bëhet fjalë për masat kundër ndryshimit klimaterik. Kjo qartëson edhe udhëzimet e para për planifikimin urbanistik. “Ndërtimi i më shumë parqeve, është gjithnjë një përparësi për mikroklimën në qytet”, shpjegon Annette Eschenbach. “Por sipas rezultateve tona, tani është e qartë që sidomos parqet në zonat me lagështirë janë të dobishëm. Aty funksionon efekti i freskimit edhe më mirë.”

Qyteti i FrankfurtitFotografi: Fotolia/davis


Por dëshira për më shumë parqe pengon përpjekjet e krijimit të më shumë hapsirave banuese me qera të volitshme në qytet. Supozohet që në të ardhmen do të theksohet efekti i ngrohjes dhe, jo vetëm për shkak të dendësimit, por edhe për shkak të ndryshimeve globale klimaterike. Projekti HUSCO do të vazhdohet, sepse ende ka pyetje të hapura. “Ç'ndodh me tokat e ndryshme në një verë vërtet të thatë?” pyet Eschenbach. “Vitet e fundit ishin me lagështirë, prandaj tani na nevoitet një verë vërtet e thatë!” Por këtë dëshirë sigurisht që nuk e kanë vetëm shkencëtarët.