Miliarderi populist Babis fiton zgjedhjet zgjedhjet në Çeki
4 Tetor 2025
Sipas parashikimeve të deritanishme (e dielë 18:30), partia populiste e krahut të djathtë ANO e ish-kryeministrit Andrej Babis fitoi qartë në zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke. Pasi janë numëruar gati të gjitha votat, ANO ka marrë afërsisht 35,4 përqind të votave, e ndjekur nga koalicioni Spolu i kryeministrit në detyrë Petr Fiala me afërsisht 22,7përqind. Megjithatë ANO ka nevojë për një partner koalicioni.
Pritet kthesë në politikën ndaj Ukrainës
Miliarderi Babis është aleat i kryeministrit hungarez nacionalist të krahut të djathtë Viktor Orban në grupin "Patriotët për Evropën" në Parlamentin Evropian. Fitorja e Babis do të forconte forcat anti-BE në pjesën evropianolindore, siç janë aktualisht qeveritë e Hungarisë dhe Sllovakisë. 71-vjeçari mbështet përfundimin e programit të municioneve për Ukrainën, të iniciuar nga Çekia, dhe kundërshton objektivat ambicioze të BE-së për mbrojtjen e klimës. Brenda vendit, populisti i krahut të djathtë, Andrej Babis u ka premtuar votuesve rritje të pagave dhe një nxitje të rritjes ekonomike. Ai ndjek një qëndrim të ashpër kundër imigracionit.
la/ag