1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kush do të jetë lideri i ri i PD-s në Shqipëri?

Ani Ruci5 Korrik 2013

Basha apo Olldashi? Njëri prej dy kandidatëve tashmë të vetëm do të jetë pasardhësi i Sali Berishës në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Sali BerishaFotografi: AFP/Getty Images

Gara për pasardhësin e kryetarit historik të Partisë Demokratike,(PD) Sali Berisha do të ketë vetëm dy finalistë: Lulzim Bashën, kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe Sokol Olldashin, Minisër i Transporteve dhe i Punëve Publike, në qeverinë në largim të kësaj partie. Dy kandidaturat u zyrtarizuan dje kur Berisha, kur deklaroi se “Kryesia paraqet para anëtarësisë Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin si kandidatura zyrtare të PD për postin e kryetarit të saj”. Pas rreth dy javeësh, më 22 Korrik, gara do të përfundojë dhe në krye të PD do të jetë njëri prej të dyve.
Paraqitja e kandidaturave filloi një javë më parë kur Berisha vendosi të japë dorëheqjen nga të gjitha postet drejtuese në PD, si reflektim për humbjen e thellë të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Edhe pse gara ishte e hapur dhe për këtë post mund të kandidonte çdo anëtar i PD, pati vetëm 4 kandidatura, nga të cilat kryesia e PD përzgjodhi vetëm dy. Pasardhësi i Berishës do të marrë përgjegjësinë “ të ngrejë PD nga humbja e thellë në një fillim tëri , të fuqishëm” si deklaroi Berisha në ditën e shpalljes së vendimit për dorëheqje.

Fillim i ri për rikthimin në pushtet - një anëtar, një votë.

Fillim i ri projektohet në një mënyrë të re zgjedhjeje të pasardhësit. Për herë të parë që nga krijim i saj në vitin 1991, Partia Demokratike, do të votojë për dy kandidaturat sipas parimit “një anëtar, një votë”. Zgjedhjen e kryetarit të ri të PD sipas këtij parimit e deklaroi vetë Z. Berisha kur tha se “PD ka pësuar një humbje dhe për të është jetike një fillim i ri”. Fillimin e ri e premtojnë dy kandidatët për të marrë postin e kryetarittë PD. Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës, premton se qëllimi i tij si kandidat për të qënë pasardhës i Berishës do të jetë” ringritja e PD dhe fitorja e ardhëshme, ngritja e një sistemi të qartë dhe transparent të meritës dhe kreditimit për kontributet e çdo anëtari të saj”. Ndërsa Sokol Olldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit, deputet në katër legjislatura, premton të “rindërtojë themelet morale, mbi të cilat PD do të duhet të rikthehet në pushtet”.

Lulzim BashaFotografi: DW

Pasardhësi i Berishës, demokracia e brendshme dhe ridimensionimi i PD

Votimi më 22 korrik do të përcaktojë se cili do të jetë fituesi i garës për të marrë postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Aanalisti i pavarur politik në Tiranë, Aleksandër Çipa mendon se nuk ka reflektim për humbjen, nuk ka garë të vërtetë. ”Mënyra sesi u zgjedhën dy kandidaturat, e ka përjashtuar leximin drejt të votës kundër që më se 1 milion qytetarë të Shqipërisë i dhanë PD. Votimi sipas parimit demokratik “një anëtat, një votë” kur dy kandidaturat i përzgjodhi me dorën e vet Berisha, mendon se kthehet në një alibi përballë opinionit publik, përballë anëtarësisë së PD lidhur me mungesën e dermokracisë së brendshme në PD, zotërimin e të gjitha pushteteve nga kryetari i partisë. Përsëris, dy kandidaturat finale janë dizenjuar nga kryetari historik, Sali Berisha. Dy kandidaturat nuk qetësojnë grupet e përfaësimit në PD dhe aq më pak idealistët e PD”.

Një nga fotot e Sokol Olldashit, si kandidat për deputet i PDFotografi: DW

Përzgjedhja e Bashës dhe Olldashit si kandidatët e vetëm për të qënë pasardhës të Berishës, shihet më tepër sesa si kandidatura në inters të Berishës sesa për ringritjen e PD nga gropa e thellë e humbjes. “Berisha me përzgjedhjen vetë të pasardhësit, kërkon garanci politike dhe garanci pë trashëgiminë politike. Kjo zgjedhje do të bunkerizojë PD. Ridimensionim i PD për të riardhur në pushtet është vetëm një utopi, sepse nuk ka asnjë provë për reflektim ndaj votës së sovranit popull” thotë Aleksandër Çipa .Ish deputeti i PD, anëtar i forumeve të larta të saj, Aleksandër Biberaj, mendon se “përzgjedhja nuk reflekton humbjen në 23 qershor. “ Berisha vazhdon të sillet me të njëtën arrogancë që e coi në humbje. Nuk ka konkurrencë reale, nuk ka garë, kandidatët janë të emëruar nga lidershipi aktual i PD. Do të jetë një lidership i ri, që do të vazhdojë në rrugën e lidershipit të vjetër” thotë Biberaj. Ai e cilëson arrogancë ekstreme faktin që nuk u lejua të depozitojë dokumentacionin për të vënë kandidaturën e tij për postin e kryetarit të PD.

Lideri historik dhe pasardhësi

Modeli politik i drejtimit të PD nga Berisha humbi më 23 qërshor. Por deri tani duket se kjo nuk e ka zbehur vendimmarrjen, pothuajse absolute në PD.

Analisti Aleksander ÇipaFotografi: DW/A.Muka

“Askush nuk e zëvendëson dot Sali Berishën, ai është lideri ynë historik, burim i pashtershëm force, energjie dhe krenarie për çdo demokrat” tha pasardhësi i tij potencial, Lulzim Basha. Opinioni i analistëve politikë të Tiranës mendon se Basha do të jetë kryetari i PD. Nëse kjo ndodh atëhere ai do të drejtojë partinë e djathtë më të madhe në Shqipëri, që në shtator kalon në opozitë, duke mos qënë deputet në Parlament. Kjo do ta vërë atë në të njëjtën pozitë si kryeministri i ardhshëm Edi Rama, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe i PS, pozitë që Basha e kritikoi me forcë, në fushatën e zgjedhjeve lokale të 2011-ës, kur erdhi në krye të bashkisë së Tiranës me vendim të Kolegjit Zgjedhor.

”Ky është një tregues i mungesës së qëndrimeve parimore dhe integrale të PD” shprehet për DW Aleksandër Çipa. PD fitoi në mënyrë plebishitare zgjedhjet parlamentare të vitit 1992 dhe Berisha u zgjodh President i Shqipërisë. Ai erdhi sërish në krye të PD në vitin 1997, kur humbi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të atij viti, pas trazirave që shkaktuan rënia e firmave piramidale dhe rënia e qeverisë së PD, me kryeminister Aleksandër Meksin. Për 16 vjet me rradhë, 1997- 2013, PD, më e madhja në spektrin e djathtë të Shqipërisë u drejtua nga Sali Berisha. Gjatë kësaj periudhe, PD ka qënë 8 vjet në opozitë dhe 8 vjet në qeverisje , ku Sali Berisha ka mbajtur të dyja postet : atë të kryetarit të PD dhe të kryeministrit të Shqipërisë. Partia Demokratike e Shqipërisë ështe anëtare e Partisë Popullore Europiane dhe e Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat.





.