1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partia izraelite e punës në zgjedhje balotazhi për kryetar të ri

12 Qershor 2007

Tel Aviv: Në Izrael mbi 100 mijë anëtarëve të Partisë së Punës u është bërë thirrje të votojnë për zgjedhjen e një kryetari të ri të partisë. Për postin e kryetarit të Partisë së Punës konkurojnë ish-kryeministri Ehud Barak dhe ish-shefi i shërbimit të fshehtë Ami Ajalon. Në raundin e parë me rreth 35 përqind Barak ka arritur të sigurojë shumicën e votave. Partia e Punës është partneri më i rëndësishëm në koalicionin qeveritar të Kadimës së kryeministrit Ehud Olmert.