Partia konservatore fiton zgjedhjet parlamentare në Greqi
17 Shtator 2007Reklamë
Në Greqi partia koservatore në pushtet "Demokracia e re" e kryeministrit Kostas Karamanlis ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kryeministri grek theksoi se qytetarët i kanë dhënë një mandat të qartë për vazhdimin e kursit të tij reformator. Siç u bë e ditur nga ministria e brendshme në Athinë partia "Nea Demokratia" e Karamanlisit mori në zgjedhjet e së djelës 42 përqind të votave. Kështu megjithëse me diferencë të ngushtë partia konservatore greke ka ruajtur shumicën absolute në parlament. Partia opozitare PASOK morri 38 përqind të votave. Kryetari i saj Jorgos Papandreu pranoi humbjen të djelën në mbrëmje pas publikimit të rezultateve.
