Pas atentatit të planifikuar kundër ambasadës amerikane në Vjenë arrestohet i dyshuari i dytë
2 Tetor 2007Reklamë
Në lidhje me atentatin e planifikuar kundër ambasadës amerikane në Vjenë është arrestuar i dyshuari i dytë. Këtë e konfirmoi një zëdhënëse e zyrës së landit për mbrojtjen e kushtetutës dhe luftimin e terrorizmit në Vjenë. Ajo hodhi poshtë spekullimet se ky person mund të jetë personi kryesor që udhëzoi boshnjakun e arrestuar për atentatin. Që të dy këta persona njihen me njëri tjetrin. 42 vjeçari boshnjak u arrestua kur ai donte të hynte në territorin e ambasadës amerikane me një çantë shpine ku u gjetën dy granata dore, lëndë eksplozive dhe gozhdë. Nga hetimet e deritanishme nuk ka dalë asgjë konkrete me, tha zëdhënësja zyrës së landit për mbrojtjen e kushtetutës dhe luftimin e terrorizmitnë Vjenë.