1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

111111 Italien Monti

14 Nëntor 2011

Pas dorëheqjes së Berluskoni, eksperti i njohur i ekonomisë Mario Monti, duhet të zgjidhë krizën e borxheve të Italisë, si kryeministër i ri i Italisë. Monti theksoi se do të fillojë menjëherë nga puna.

Mario Monti
Mario MontiFotografi: dapd

Mario Monti është si të thuash e kundërta e kryeministrit në largim, Silvio Berluskoni. I paparti, i matur, me sjellje të mirë, paraqitje sovrane dhe njohuri të shumta në ekonomi. Për shprehjet skandaloze të Berluskonit, "bunga bunga", ai tha: "Gjëra të tilla kanë patur pasoja të këqija në ekonomi, jo sepse kanë prishur imazhin e vendit tonë, por sepse këto çështje kanë marrë kohën e kokave të qeverisë, politikanëve dhe ne italianëve me të gjitha Talkshows, ndërkohë që vendet e tjera janë marrë me gjëra më të rëndësishme si për shembull: Si do të jetë vendi ynë pas 10 apo 20 vjetësh? A do të vazhdojnë të gjejnë të rinjtë tanë punë."

68 vjeçari Monti e ka kritikuar hapur mungesën e politikës për zhvillim të qeverisë së Berslukonit, e cila është përgjegjëse për krizën aktuale dhe për moskryerjen e reformave bazë: "Ne nuk kemi para, sepse nuk kemi patur politikë për zhvillimin ekonomik, sepse të ardhurat e shtetit ushqehen edhe me rritjen ekonomike, duke shtuar në këtë mënyrë të ardhurat nga taksat. Mosndjekja e programeve për zhvillimin ekonomik ka qenë një gabim i madh strategjik. Kjo ndihet tani në buxhetin e shtetit duke penguar edhe uljen e taksave."

Senati aprovon masat kursyeseFotografi: dapd

Po ashtu si adashi i tij, Mario Draghi edhe Mario Monti është shkolluar tek jezuitët, ka studiuar në Milano dhe Jalë, dhe u zgjodh rektor i univesitetit Bocconi në Itali. Në vitin 1994, Berluskoni e zgjodhi për ta çuar në Komisionin e BE-së, ku ka qenë fillimisht komisar për çështjet e brendshme dhe më vonë për çështjet e konkurencës. Këtu ai tregoi se si specialist i zgjuar ekonomie, mund t'i vërë në jetë objektivat e tij.

Për shembull ai u morr me heqjen e dyqaneve Duty-Free në aeroporte, kur bëhen udhëtime brenda Evropës, hyri në konflikt me ish kancelarin gjerman Shrëder kundër koncerneve të automobilëve, mes tyre Folksvagen, që kishin bllokuar shitjen e automobilëve të rinj në vendet jashtë BE-së. Bankat gjermane ai i detyroi të kthenin në kohë subvencionet shtetërore të marra pa të drejtë. Edhe vetë Microsoftit, i duhej të paguante gjobë 650 milionë dollarëshe duke u ndarë nga programe të rëndësishme operative të windows. Në një intervistë Monti tregon duke qeshur se si i ka treguar qartë shefit të Gazpromit, rregullat evropiane të lojës: "Ne i shpjeguam se në kulturën tonë është e vetëkuptueshme, që një firmë e madhe ruse, private ose shtetërore, duhet të respektojë rregulla të caktuara nëse do të eksportojë gaz në Evropë. Rregullat e marrëveshjeve, që i ndalojnë konkurentëve marrëveshjet kufizuese. Ai pati një shok kulturor, kurse ne një përvojë interesante, sepse në fund pati rezultate konkrete."

Italien Entscheidung im italienischen Senat für das SparpaketFotografi: dapd
Mario Monti me të shoqenFotografi: dapd

Në vitin 2004, Monti nuk pranoi ofertën e Silvio Berluskonit, për tu bërë ministër ekonomie dhe financash. Për gjendjen aktuale të Italisë ai thotë: "Unë mendoj se edhe për Italinë ekziston mundësia, të tregojë përgjegjësi dhe të mos rrisë, siç ka bërë ditët e fundit, edhe më shumë mosbesimin e Evropës, dhe paragjykimet se Italia nuk është serioze."

Për të dhënë një sinjal stabiliteti politik, presidenti Napolitano e emëroi papritur Mario Montin, senator të përjetshëm. Në një estradë të RAI-t, aktorët bënin shaka duke thënë se presidenti ka gabuar. Për të ndihmuar Italinë, ai duhet ta emëronte Montin kryeministër të përjetshëm.

Autor: Stefan Troendle/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmet

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë