1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pashkët dhe solidariteti social në Greqi - Agjencitë Rating në vendet e Evropës Juglindore

2 Prill 2010

Në Greqi kisha në bashkëpunim me bashkitë u vijnë në ndihmë njerëzve të pastrehë dhe të papunë, vendas dhe të huaj, duke u ofruar përditë ushqim në të ashtuquajturat "tavolina të dashurisë". Rreth 6.000 racione në ditë ndajnë vetëm Kryepeshkopata dhe Bashkia e Athinës, kurse në gjithë Greqinë ndahen 50.000 racione në ditë. Korrespondenti ynë në Athinë Niko Anagnosti morri pjesë në një drekë të tillë, që pati sfond Pashkët dhe përcjelljen e mesazhit të solidaritetit njerëzor të një shoqërie të përballur me krizën e thellë

Gjatë viteve të fundit edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria dhe Maqedonia i janë drejtuar së fundi tregjeve ndërkombëtare të kapitalit si burim financimi. Investuesit në këto tregje para se të vendosin për dhënien e një huaje i referohen vlerësimit të riskut të kredisë nga agjenci të mëdha vlerësimi si Moody's, Standard & Poor's apo Fitch. Vlerësimet e bonitetit që ofrohen nga këto agjenci u ofrojnë pjesëmarrësve në treg transparencë dhe një kriter të njësuar në plan ndërkombëtar për riskun e kredisë. Por cilët janë faktorët kryesorë që përcaktojnë shkallën e riskut të një vendi? Eliana Xhani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë