1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Gerhard M. Fries19 Gusht 2004

Konferenca verore për shtyp e kancelarit Gerhard Shröder është ndër temat qëndrore që zotëron faqet e gazetave gjermane.

Kancelari i ka bërë një bilanc periudhës së
deritashme të qeverisjes së tij. Me këtë rast
ai ka mbrojtur edhe një herë reformat në tregun
e punës. E përditshmja gjermane Frankfurter
Allgemaine Cajtung, shpreh respekt për
Kancelarin:

"Ata që kanë pritur se pas disa javë mungese
dhe pushimi, Kancelari në Berlin do të kthehej
kokëulur e kishin gabim. Paraqitja dhe
prezantimi para gazetarëve, me të cilën
kancelari Shrëder i jep fund pushimit dhe që
tashmë është bërë traditë, tregoi se ai është
në formë të mirë, plot energji, i pa epur dhe
plot besim, pra me një imazh krejt tjetër nga
ai që e kanë menduar disa për shkak të
protestave kundër qeverisë së tij." lexojmë më
Frankfurter Allgemajne Cajtung.

Ngjashëm shkruan edhe Këlner Ekspres:

"Kancelari Shrëder la një përshtypje të mirë, i
freskët, i çlodhur dhe plot humor si asnjëherë
më parë. Asnjë gjurmë e dëshprimit pas
histerisë kundër reformës Harc IV. Përkundrazi,
Shrëder nuk la dyshim se përkundër rezultatit
të dobët në anketa, do t´i përmbahet politikës
së tij reformatore dhe se nuk do të heqë dorë
nga kursi i tanishëm. Sidoqoftë, ai nuk
prezantoi ndonjë alternativë serioze."

Ndërkaq, në gazetën e Mynihut Abendcajtung "Abendzeitung"
shkruan: "Nëse krenaria dhe optimizmi i
Shrëderit, të cilin e shfaqi me rastin e
parqitjes së tij në Berlin do të ketë ndikim
tek opinioni publik, mbetet çështje e hapur.
Megjithatë, askush nuk duhet ta nënçmojë
vendosmërinë e Kancelarit, që të çojë përpara
pa alternativë kursin e reformave dhe kjo shton
pikët për të dhe partinë e tij."

Kurse një tjetër gazetë "Lynenburger
Landescajtung" vëren: "Nëse deri më tani
Shrëder mund të ketë treguar ndonjëherë shenja
oportuniteti lidhur me reformat, tani ai u
tregua mëse i vendosur. Kjo e vë në përparësi
në raport me unionin në oppozitë, i cili nën
ndiokimin e protestave të së hënës po bën
përpjekje ta heqë nga vetja pjesën e
përgjegjësisë. Për më tepër vendosmëria e
kancelarit Shrëder për t´iu përmbajur kursit të
reformave është sinjal dhe dëshmni për kulturën
e tij poltike që ka."

Një qëndrim më ndyrshe shpreh gazeta
"Frankfurter Rundshau" e cila shkruan se
Shrëder nuk ka kuptuar çfarë e iriton popullin:
"Shrëderit i mungon instrumenti i duhur për të
bindur njerëzit për suksesin e reformave të
tij. Përveç disa fjalë mirësjellje, Shrëder nuk
ka arritur të gjejë një gjuhë tipike e cila do
të largonte frikën që ka përfshirë njerëzit e
prekur nga reformat. Ai nuk ka gjetur antenat e
duhura me të cilat do të shpërndante mllefin që
ka shpërthyer për shkak të reformës. Ajo që për
kancealrin është premtuese, për shumë kend
është kërcënim i së ardhmës së tyre", konstaton
"Frankfurter Rundshau".

Berliner Tagescajtung shkon më larg, duke e
cilësuar paraqitjen e Shrëderit si një dështim:

"Është pritur që kancelari të bënte deklarata
të tjera, të jepte sqarime për frikën dhe për
protestën që ka shkatuar Harc IV. Nëse një shef
qeverie mendon se kjo vjen për shkak të
mosinformimit të mirë për reformën, atëherë ai
duhet të bindë skeptikët. Ai u përpoq ta bënte
këtë, por dështoi në mënyrën më dramatike. Më
mirë do të ishte sikur Shrëder të heshte. Ishte
një formë e gabur e paraqitjes së tij me një
përmbajtje të gabuar, Një prezantim trazues,
tronditës, komenton Tagescajtung për të shtuar
se Shrëder nuk mbajti fjalim për opinionin, por
dha vetëm një deklaratë të shkurtër dhe pastaj
u përgjigj vetëm në pyetjet e gazetarëve. Kjo
dëshmon se ai është i brengosur, pasi kush ka
frikë i bën veshët katër, konstaton
Tagescajtung e Berlinit.