Pasqyra e shtypit gjerman
5 Mars 2004Gazeta SÜDDEUTSCHE ZEITUNG e cila botohet në Mynih trajton rolin e Unionit Kristian-Demokrat Angela Merkel:
"Angela Merkel është një makjaveliste me ambicie të pagdhendura. Rolin kryesor në politikën e orientuar vetëm nga interesat e pushtetit ajo e luan mirë. Nëse qëllimi i saj, për çka nuk ka dyshim, ishte të pengoj kandidimin e Volfgang Shojbles atëherë ajo ka shënuar vetëm një fitore të Pirros: humbjet e saj në këtë mes janë të mëdha. Dhe nëse ajo pohon se ajo ka dëshiruar kandidimin e Shojbles por nuk ka arritur ta bëj këtë atëherë përsëri do tw humbas shumw. Në të dy rastet humbjet e saj do të jenw evidente. Sido që të jetë kristiandemokrati Shojble është pikë kristalizimi për krijimin e mendimit ndërkohë që Angela Merkelit i mungojnë idetë përmbajtësore", lexojmë në SÜDDEUTSCHE ZEITUNG.
Për gazetën MÄRKISCHE ALLGEMEINE nga Potsdami në marrjen e vendimit, humbës janë të gjithë politikanët pjesëmarrës të Unionit:
"Pamarrë parasysh nëse dikush gjatë ditëve të ardhshme do të dal e të shpall veten fitues në kampin e opozitës për gjetjen e kandidatit për president, në aspektin moral humbës janë të gjithë. Angela Merkel, e cila për asnjë çast nuk doli nga prapavija, pa e përmendur se luftonte për kandidimin e Volfgang Shojbles. Roland Koh, Fridrih Merc dhe Edmund Stojber tek të cilët nuk guxon të përjashtohet mundësia se këtë rezultat e shohin të dobishëm për veten e tyre. Tani ata lirisht mund të dalin nëpër landet e Gjermanisë e të tregojnë se sa e dobët është kryetarja Angela Merkel e cila nuk arriti të bind Partinë Liberale të pranoj Shojblen, kandidatin e parë për president", thekson gazeta MÄRKISCHE ALLGEMEINE.
Ndërkaq Kölner EXPRESS parashtron një pyetje përgjigjja e të së cilës i intereson shumëkujt:
"Horst Këhler - nuk kam dëgjuar asnjëherë për të, kush është ai? Kështu me siguri se kanë pyetur shumica e gjermanëve, kur tre politikanët Merkel, Stojber dhe Vestervelle si magjistarët nga kapela nxorrën kandidatin e tyre të fundit për president".
Ndërsa MÜNCHNER TAGESZEITUNG mendon se opozita i është përshtatur qeverisë:
"Punë diletante, e pahaber dhe turpëruese. Jo, kësaj radhe nuk është fjala për qeverinë kuq e gjelbër dhe përpjekjeve të tyre për reforma. Tre ditët e fundit Unioni kristinademokrat, kristiansocial dhe liberalët na treguan se si tek ta zhvillohet procesi i krijimit të mendimit. Mënyra se si Angela Merkel, Edmund Stojber dhe Guido Vestervelle vepruan me njëri-tjetrin për emërimin e një kandidati të përbashkët për president nuk ishte rekomandim për një qeveri të ardhshme zi e verdhë" konkludon MÜNCHNER TAGESZEITUNG.
Nga ana tjetër e përditshmja FRANKFURTER RUNDSCHAU mirret kryesisht me funksionin e presidentit:
"Presidenti federal apo presidentja e ardhshme e Gjermanisë nuk duhet vetëm të provoj që vetëm të flas dhe të mishërohet me brengat e popullit tek i cili po shtohet gjthnjë e më shumë dyshimi tek politikanët e tij. Tani zbuluesit e Horst Këhler ofrojnë një model të ri për kreun e shtetit: presidenti i ardhshëm duhet të jetë ai që përgatit shpirtërisht dhe akordon popullin për ndryshime. Ai duhet të nxis qytetarët të jenë të gatshëm të pranojnë dhembjet e reformave", thekson FRANKFURTER RUNDSCHAU.
Një prej të përditshmeve të pakta që sot përshndesin vendimin për Horst Këhler është gazeta HANDELSBLATT e cila botohet në Dyseldorf:
"Këhler është zgjedhje nga halli e cila në fund të fundit mund të dëshmohet si rast me fat. Ajo çka politikanët gjermanë nuk mund të mësojnë në relacionin Degë - Kryesi qendrore e partisë me siguri se burri nga Uashingtoni do ta sjell me vete. Andaj Köhler është i aftë që gjermanët t`i ofroj me globalizimin dhe të sqaroj nevojën për reformat sociale", lexojmë në HANDELSBLATT.