1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pekini refuzon të marrë pjesë në një takim gjashtëpalësh për programin bërthamor iranian

16 Tetor 2007

Sipas të dhënave të qarqeve qeveritare amerikane pala kineze ka refuzuar të marrë pjesë në një takim të planifikuar për ditën e mërkurë të pesë fuqive botërore dhe Gjermanisë për programin bërthamor iranian. Nga pala kineze janë paraqitur rezerva për shkak se në të njëjtën ditë Dalai Lama do të marrë një mirënjohje në Kongresin amerikan në Uashington, tha një diplomat amerikan. Më parë presidenti Bush ka planifikuar një pritje për Lamën në Shtëpinë e Bardhë. Para tre javësh edhe kancelarja gjermane Angela Merkel me pritjen që i pat bërë Dalai Lamës pat shkaktuar reagime tek pala kineze.