1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pelegrinazh në katedralen e Këlnit - Ciganët festojnë ditën e shën Mërisë

Angjelina Verbica31 Gusht 2007

Mijëra ciganë, kryesisht nga Kosova me banim ne Gjermani, kanë gjetur prej gjashtë vjetësh katedralen e Këlnit si vendin e përshtatshem për t´iu lutur Shën Mërisë për të mirat dhe bereqetet.

Madona në katedralen e Kölnit e mbuluar me blatime ari dhe gurësh të çmuarFotografi: picture-alliance/dpa

Dyndje e madhe para statujës së shen Merisë në Katedralen e Këlnit, së cilës besimtarët i përulen që prej shekullit të 17-të. Njerëzit presin të qetë në rresht bekimin e priftit, të rrethuar me dritën e qindra qirinjve. Meqenëse statujën nuk mund ta prekin se është e mbyllur me xham, ata prekin pllakat anësore. Mbi kokat e njerëzve kalojnë kosha të mbushur me mbulesa, rroba dhe blatime të tjera.

Mijëra ciganë nga ish Jugosllavia, kryesisht Kosova kanë ardhur për t´iu lutur shën Mërisë në ditën e saj. Ata vijnë prej gjashtë vjetësh këtu në këtë ditë, thotë Barbara Schock-Werner e ngarkuara për gjendjen arkitektonike të katedrales. Vetëm kur i kemi parë para derës.

"I kemi pyetur, "përse vini këtu"? dhe na janë përgjigjur: "Kemi patur një vend, ku e kemi nderuar Marien në Jugosllavi, por nuk shkojmë dot më atje, për shkak të luftës. Atëherë kanë menduar ta zëvendësojnë vendin e tyre të shenjtë me Madonën e Këlnit. Dhe ata sjellin rroba, batanije, gjëra të ndryshme, nganjëherë biles kafshë dhe ia dhurojnë Madonës. Një herë na u duk pak e tepërt, por siç e shihni tani për të vendosur rregullin kemi krijuar edhe këtë zonë të rrethuar."

Ciganë në BeogradFotografi: AP

Të dy priftërinjtë dhe ndihmësit e tyre mezi i përballojnë gjithë ata njerëz. Ciganët sjellin shumë dhurata dhe vijnë me lutje dhe nevoja tek Shen Mëria. "Vijnë të gjithë secili për vete, vijnë për të mirë. Njerëzit e festojnë, për mua është hera e parë, që vij. Me këtë vëlla, që nuk flet. Ishalla i ndihmon të tanëve, edhe vellait tim. Ç'ka me ba."

Devocionin e tyre e shprehin në një mënyrë në zakonisht nuk ushtrohet në kishë, apo xhami si institucion. Disa e prekin pllakën anësore me portofol, me qëllim që të jetë ai të jetë gjithnjë i mbushur. Disa vënë para statujës vënë rroba fëmijësh, që, që t´u plotësohet dëshira për të patur fëmijë, apo rroba të sëmurësh, që ata të shërohen. Të tjerët sjellin me vete lejen e qëndrimit në Gjermani, me qëllim që me ndihmën e shën Mërisë t´u bëhet e përhershme.

Për ta bërë të qartë dëshirën e tyre, ata vendosin aty atë kërkojnë t´u realizohet, thotë prifti katolik Jan Opiella, i cili prej tre vjetësh është i ngarkuari për ciganët në arqipeshkvinë e Këlnit dhe të Trierit. "Nuk mund të thuash kategorikisht, që ciganët janë katolikë, protestantë, ortodoksë, apo muslimanë. Në shtegtimet e tyre në shekuj ata kanë marrë gjithnjë fenë e sundimtarit. Dhe feja tek ata ushtrohet gjithnjë brenda familjes. Ata nuk shkojnë në kishë, nuk u nevojitet prifti, apo popi, por shkojnë me fisin te vendi i shenjtë dhe vendosin aty blatimet. Në këtë rast për Marien dhe fëmijën e saj sjellin me vete veshje, sende shtepiake, vaj, miell, rroba për fëmijë e keshtu me rradhë dhe luten vetë."

Duke u larguar nga KosovaFotografi: AP

Aspekti femëror i hyjnores adhurohet nga të gjithë ciganët. Këtë imazh ata e sjellin nga rrënjët indiane prej nga ata vijnë, gjë që ka gjetur pasqyrim pastaj te Maria. "Kjo asht ditë e madhe, Nëna Maria. Asht ditë e gëzueme, vihet për sëmundje për bereqet, për cfarë të duesh, për të mirë. Kjo asht për të gjitha nacionalitetet e botës, nuk ashtë vetëm për muslimanë, apo për katolikë, kjo ashtë për krejt nacionet, çka ekziston në botë."

Prifti Jan Opiella përshkruan veprimet e çuditshme të ciganëve në ambjentin katolik. "Në katedralen e Këlnit, në rradhë të parë se është katedrale, dhe në rradhë të dytë sepse është katolike, duket shumë e huaj e çuditshme që disa janë ulur në gjunjë para Madonës dhe kanë bërë të njëjtat lëvizje, siç i njohim nga xhamia për t´u falur duke ulur trupin dhe duke u ngritur me duart lart dhe duke ecur së prapthi pa i kthyer shpinën statujës dhe kështu kanë dalë nga kisha."

Opiella thotë se 80 përqind e tyre ishin muslimanë, 15 përqind ortodoksë dhe 5 përqind katolikë. Por festa eshën Mëria është e njohur në të gjithë botën e ciganëve. Në pjesën jugore të ish Jugosllavisë e kanë nderuar tradicionalisht në manastiret e Graçanicës, Deçanit dhe Letnicës.

Prifti Opiella: "Ata që kanë ikur nuk kanë nënshtetësi, nuk kanë më pasaporta, u thonë se nuk figuroni në asnjë regjistër. Te ne kanë leje qëndrimi duldung. I gjithë grupi 2 000 vete janë të gjithë pa nacionalitet dhe kanë ardhur nga të gjitha vendet e Gjermanisë ketu në këtë ditë."