Pengohet atentati kundër gazetës "Jyllands Posten" / Dënohet ish-bosin e naftës, Kodorkovski / Ish-presidenti izraelit Katsav para gjyqit
31 Dhjetor 20101. Në arrestime që janë bërë të martën në Kopenhagë dhe në Stockholm, sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë të të dyja vendeve u eleminua një celulë terroriste. U pengua një atentat kundër gazetës së Kopenhagës "Jyllands Posten", i cili për pak do të kryhej. Albrecht Breitschuh.
2. Një gjykatë moskovite e dënoi ish-presidentin e koncernit të shpërbërë të naftës Yukos, Kodorkovski, së bashku me partnerin e tij të biznesit, Lebedjev të enjten (30.12.) me 14 vjet heqje lirie. Politikanë të opozitës dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut e dënojnë vendimin. Stephan Laack:
3. Për herë të parë, një ish-presidenti izraelit iu desh të përgjigjet para gjyqit. Në një proces spektakular ish-presidenti i Izraelit, Moshe Katsav u quajt të enjten (30.12.) fajtor për shkak të përdhunimit në dy raste dhe shfrytëzimit seksual. Organizatat e grave kërkojnë tani një dënim të rëndë. Nga Tel Avivi informon Bettina Marx: