1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pengu gjerman i liruar bën thirrje për terheqjen nga Afganistani

18 Korrik 2007

Gjermanja Hannelore Krause e liruar nga pengmbajtja në Irak i ka bërë thirrje qeverisë gjermane sërish që të plotësojë kërkesat e rrëmbyesve dhe të terheqë Bundesverin, ushtrinë gjermane nga Afganistani. Vetëm kështu mund të shpëtohet jeta e djalit të saj të mbajtur ende peng në Irak, tha ajo në një video të regjistuar në Gjermani. 62 vjeçarja dhe djali i saj 20 vjeçar u rrëmbyen me forcë në fillim të shkurtit nga shtëpia e tyre në Bagdad. Nëna u lirua të mërkurën e kaluar.