1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pengu gjerman në Afganistan kërkon ndihmë

13 Gusht 2007

Inxhinieri gjerman që mbahet peng në Afganistan përmes një telefonate me radio dhe agjenci lajmesh ka kërkuar ndihmë për lirimin e tij. 62 vjeçari thotë, se është në gjendje të keqe shëndetësore. Ai thotë, se jeton me rëmbyesit e tij nga radhët e talibanëve radikalë-islamikë nëpër male dhe ka shumë pak medikamente. Një ndër kushtet e rëmbyesve është fillimi i shpejtë i bisedimeve me përfaqësues të qeverisë afgane në Kabul.