1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Perez president i ri i Izraelit

13 Qershor 2007

Izrali ka një president të ri. Parlamenti zgjodhi sot në këtë post bartësin e çmimit Nobel për paqen, Shimon Perez. Para votimit kundërkandidatët tjerë kanë tërhequr kandidaturat, kështu që Perez fitoi votat e 86 nga gjithësej 120 deputetë. 83 vjeçari Perez do të marrë këtë post në qershor, kur do të zëvendësojë presidentin e tanishëm Moshe Kacav, i cili kohët e fundit ishte nën presione të mëdha politike, pas akuzave për përdhunime.