1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Petraeus: Pakësimi i trupave në Irak, jo problem

11 Shtator 2007

Në një seancë te zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve,Komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Devid Petrous(David Petraeus)infomoi mbi situatën në Irak

Gjenerali David Petraues duke folur para Kongresit
Gjenerali David Petraues duke folur para kongresmeneve amerikaneFotografi: AP

Komandanti David Petraeus tha se është i mendimit që forcat amerikane mund të pakësohen deri vitin e ardhshëm, në nivelet para shtimit të trupave të kohëve të fundit.Kjo do të thotë që deri në mesin e vitit të ardhshëm të tërhiqen 30 mijë ushtarë dhe rreth 130 mijë të tjerët të vazhdojnë të qëndrojnë të stacionuar. Ai paralajmëroi se largimi i parakohshëm i trupave nga Iraku do të sillte përkeqësimin e gjendjes atje dhe se vendi do të binte përsëri në duart e Al-Kaidës dhe grupeve të tjera terroriste.
Sipas tij gjendja paraqitet ende e veshtire:

"Gjendja në Irak edhe më tej paraqitet e ndërlikuar, e rëndë dhe shpesh e përkeqësuar.Mëgjithatë, unë besoj se mund ti arrijmë objektivat tona në Irak, por kjo nuk mund të jetë as shpejt dhe as e thjesht".

Gjenerali Petreas përmendi pakësimin e numrit të vdekjeve nga dhuna sektare në Bagdad dhe në mbarë Irakun, duke shtuar se numri i të vrarëve vazhdon të jetë shumë i lartë.Petrous i tha Kongresit se dërgimi i trupave në Irak ka qenë i frytshëm, por tërheqja e parakohshme do të ishte shkatërruese.

Ndërsa, amabasoadori i SHBA-ve në Irak, Rajn Kroker( Ryan Crocker), i tha kongresmenëve se situata në Irak u bë kritike në vitin 2006, por po shihen disa përmirësime.Ai mori në mbrojtje edhe qeverinë në Bagadat :

"Udhëheqësit e vendit dëshirojnë të merren me të vërtetë me trajtimin e problemeve. Ata e pranojnë hapur se përqëndrimi tek dhuna sektare ka çuar tek një qeverisje e dobët dhe kjo u ka shërbyer negativisht irakianëve. Tani shumë prej tyre po thonë se janë të gatshëm për të bërë sakrificat e nevojshme, për ta vënë punën e qeverisë para shqetësimeve për dhunën sektare dhe atë të sigurisë."

Kryetari i Komisionit për politikë të jashtëme,Tom Lantos, duke iu drejtuar direkt gjeneralit Petraeus dhe diplomatit Crocker tha:

"Fakt është, megjithatë, zotërinjtë e mi, që administrata e Bushit ata i ka dërguar sot këtu që në anëtarëve të Kongresit të na dëshmojnë se në luftën do ta fitojmë, por me gjithë respektin , unë këtë nuk ua besoj.