PKK-ja shpall partinë turke në qeveri AKP si armike të parë të popullit kurd
16 Janar 2008Reklamë
PKK-ja e shpalli partinë turke në qeveri AKP si armik të parë të popullit kurd. Kështu u shpreh zëdhënësi i PKK-së për çështjet e jashtme, Ferman Garzan. Kjo deklaratë erdhi si pasojë e bombardimeve të fundit të aviacionit ushtarak turk në territorin e Irakut verior. Aviacioni bombardoi lokalitetet Sap-Sivi, Avasin-Basjan und Harkurk. Të dhëna për viktima nuk ka. Opinioni: Deklarata e PKK-së një ironi e hidhur
Deklarata e PKK-së, e cila përbuzet edhe në arenën ndërkombëtare, që armiku kryesor i saj është AKP-ja është vërtet një ironi e hidhur, sepse kjo parti e pati shumë më të vështirë të merrte vendim për bombardimin e kampeve të PKK-së, se sa kampi i kemalistëve apo ultranacionalistëve. Po ashtu në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar AKP-ja arriti të fintonte në juglindje të Turqisë si partia e parë jo kurde, sukses që vëzhguesit politikë e interpretuan si dobësim të ndikimit të PKK-së në këtë zonë. Kjo prirje u theksua edhe më tepër prej vizitës së parë zyrtare të presidentit Abdullah Gyl pikërisht në territoret e banuara prej kurdve në juglindje të Turqisë, dhe deklaratave se konservatorët duan të angazhohen për mbyllur hendeqet e vjetra politike. Për këtë shkak deklarata e tanishme e PKK-së nuk do të irritorjë vetëm AKP-në, por edhe shumë kurdë që jetojnë në Turqi.
Reklamë