190111 Domingo 70
22 Janar 2011
Pavarësisht se çfarë këndon Verdin, apo Wagnerin, ariet operistike, apo këngët popullore, klasike, apo pop. Zëri i Placido Domingos është i pakrahasueshëm, një nga zërat më të shquar të operas të shekullit të 20. Me zërin e fuqishëm dhe sensual ai mrekullon admiruesit e tij në mbarë botën.
Placido Domingo u edukua me muzikën që në djep. Prindërit e tij ishin interpretues të shquar të zarzuelave spanjolle. Në citin 1949 familja emigroi në Meksikë dhe atje në vitin 1961 në moshën 20 vjeçare ai debutoi në rolin e Alfredos në Traviatën e Verdit. Më pas Domingo këndoi katër vjet në Tel Aviv. 1966 ai mori pjesë në një shfaqje të operës të Nju Jorkut dhe tërhoqi vemendjen e kritikës ndërkombëtare të muzikës. Brenda një kohe të shkurtër tenori pushtoi operat më të shquara të botës dhe çmohej si interpretuesi i Verdit si në Londër, Vjenë dhe Milano ashtu edhe në Berlin, Nju Jork, apo Buenos Ajres.
Gjatë karrierës së tij Domingo ka realizuar një repertor gati të pabesueshëm me rreth 135 role operistike. Në rradhë të parë vepra të romantikës italiane dhe franceze të Verdit, Pucinit, Mascagnit, Bizet, apo Massenet. Përveç kësaj atë ë tërhiqte prej kohësh muzika e Richard Wagnerit megjithatë Domingo tha në një intervistë ne vitin 1976 se kompozitori gjerman i shkatonte atij disa probleme.
Nuk besoj se do ta këndoj Stolizing në skenë, sepse diapazoni vokal te Wagneri është shumë i vështirë për zërin e tenorit, sidomos kur këndon kryesisht repertor italian dhe francez. Unë kam kënduar për herë të parë një rol të Wagnerit në vitin 1968, Lohengrinin, i cili më pëlqen shumë. Ndoshta një ditë prej ditësh do të bëhem në gjendje që të këndoj edhe Tristanin.
Deri në realizimine kësaj dëshire u desh të kalonin gati 30 vjet. Në vitin 2005 Domingo mori pjesë në prodhimin e një CD të Tristanit të Wagnerit. Ndërkohë tenori me dhunti të shumanshme brohoritej në Bayreuth, Salzburg apo Veronë por edhe në koncertet e hapjes së kampionatit botëror të futbollit 1990, tek ky fundit jo i vetëm por së bashku me Jose Carreras dhe Luciano Pavarotin.
Placido Domingo vazhdon të jetë aktiv, kohët e fundit ai këndoi në Londër rolin kryesor në operën e Verdit, Simone Boccanegra. Ai e këmben gjithnjë e më shumë vendin e tij në skenë me grobën e orkestrës. Puna me shkopin e dirigjentit e mrekullon që nga viti 1973, kur ai dirigjoi për herë të parë një oper.
Po unë kam mësuar të dirigjoj pak në shkollën e lartë të muzikës dhe me shumë si dëgjues. Por kur të pushoj së kënduari dua të dirigjoi opera, sepse une e njoh shumë mirë repertorin dhe ndjehem shumë i lidhur me dirigjimin. Pra kur të vij koha do të kaloj te dirigjimi.
Ndërkohë Placido Domingo punon si shef i operave ne Los Angeles dhe Washington dhe dirigjon me sukses në operat e mëdha të botës. Por ndoshta të kënduarit ai nuk do t i japë fund kaq shpejt.
Autor: Klaus Gehrke/ Angelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama