1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Planet kineze për anijet kozmike

10 Korrik 2011

Ndërsa autoritetet amerikane kanë ndër mend që pas 30 vjetësh ta ndërpresin programin e fluturimeve të anijeve kozmike me ekuipazh, Kina po bën plane për zgjerimin e programit të saj për fluturime të tilla.

China Weltraumspaziergang
Zhai Zhigang duke zbritur nga anija kozmike Shenzhou-7Fotografi: AP

25 Shtatori 2008 ishte momenti kur Kina hyri në analet e historisë së fluturimeve kozmike. Astronauti apo si e quajnë kinezët, taikonauti, Zhai Zhigang, ishte kinezi i parë që duke zbritur nga anija kozmike "Shenzhou-7" provon mungesën e peshës në hapësirë.

Parada e mirëseardhjes pas misionitFotografi: AP

Zhai Zhigang dhe kolegët bashkëfluturues festohen në Kinë si heroj të popullit. Por programi i Kinës është më ambicioz.

Liyan Han, profesor në Universitetin e Pekinit për Hapësirën kozmike thotë: "Këtu bëhet fjalë natyrisht edhe për qëllime mbrojtëse, por sidomos për shkencën dhe teknologjinë - dhe për interesa ekonomike"

Projekti tjetër një stacion kozmik kinez

Kinezët dëshirojnë ta dërgojnë që këtë vit modulin e parë në hapësirë dhe të ushtrojnë mënyrën e ankorimit të tij.

Yang Liwei, nga programi i Kinës për anijet kozmike me ekuipazh thotë:"Qëllimi është të arrijmë sukses me teknologjinë tonë të ankorimit të anijes kozmike me stacionin."

Stacioni kozmik pritet të jetë gati pas dhjetë vjetësh - e pra në atë kohë kur stacionin ndërkombëtar kozmik ISS do të nxirret jashtë përdorimit.

Zhai Zhigang dhe kolegët bashkëfluturues festohen në Kinë si heroj të popullitFotografi: AP

Pas përfundimit të programit anijeve kozmike amerikane Shuttle astronautët amerikanë do të kenë mundësinë të fluturojnë në bordin e një anijeje kozmike kineze - e cila do të jetë atëherë posti i vetëm i njerëzimit në hapësirën kozmike.

Kina sigurisht që synon të shkojë edhe më të lart: të dërgojë një njeri në Hënë dhe të barazohet kështu në të njëjtin nivel me amerikanët.

Autor: Beate Thomsen / Pandeli Pani
Redaktor: V.Filaj-Ballvora

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW