1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vatikan Seligsprechung

15 Janar 2011

Me shpalljen i lumturuar Papa Gjon Pali II thyen me 15 ditë rekordin, që e mbante deri tani Nënë Tereza.

Galerie: Papst Benedikt Bild 14, Ratzinger begrüßt den Papst
Papa Gjon Pali II dhe pasardhësi i tij ish-kardinali RatzingerFotografi: dpa

Papa Gjon Pali II do të lumturohet më 1 Maj. Siç ka bërë të ditur Vatikani, Papa Benedikti i XVI e miratoi dekretin dhe do ta bëjë lumturimin e paraardhësit të tij në kuadër të një meshe për Pashkët në sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Lumturimi është shkalla paraprake e shpalljes shenjtor dhe është pranimi zyrtarisht prej Kishës Katolike, që një person i vdekur ka jetuar në mënyrë shembullore si pasues i Krishtit dhe për këtë mund të nderohet, fillimisht në një fe të caktuar.

Për shpalljen e një personi si të lumturuar Gjykata e Kishës merr në shqyrtim nëse një person ka jetuar në mënyrë të virtutshme, ka vdekur si martir apo ka kryer ndonjë mrekulli. Vendimtar për lumturimin e Papës Gjon Pali II ishte kjo e fundit, pra mrekullia e shërimit të një murgeshe në një manastir francez. Ajo duket se është shëruar plotësisht nga sëmundja e Parkinsonit, pasi i ishte lutur drejtpërdrejt Papa Gjon Palit II disa muaj pas vdekjes së tij. Papa Gjon Pali i II ishte kreu i Vatikanit nga viti 1978 deri në vitin 2005.

Me shpalljen i lumturuar Papa Gjon Pali II thyen me 15 ditë rekordin qe e mbante deri tani Nënë Tereza, lumturimi i së cilës u bë gjashtë vjet e 44 ditë pas vdekjes. Zakonisht procesi i lumturimit zgjat me vite e madje me dekada të tëra dhe hapet si rregull pesë vjet pas vdekjes së kandidatit. Në rastin e Nënë Terezës Papa Gjon Pali II bëri një përjashtim dhe tani në rastin e vetë Papa Gjon Palit II përjashtimin e bëri Papa Benedikti i XVI.

Autor: Stefan Troendle / Pandeli Pani

Redaktoi: Eliana Xhani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW