Chemnitz:Policia nё kёrkim tё sirianit tё dyshuar pёr terror
8 Tetor 2016Policia ёshtё vёnё nё kёrkim tё sirianit Xhaber Al-Bakr. Gjatё njё aksioni antiterror nё Chemnitz policia gjeti qindra gram lёndё me forcё tё lartё shpёrthyese. Qiraxhiu i pandehur si konstuktues bombe, njё sirian 22 vjeҁar, ndodhet nё arrati.
Zyra e Kriminalistikёs sё landit (LKA) e ka shpallur Xhaber al-Bakr nё kёrkim nё mbarё republikёn. Tre sirian tё njohur tё personit nё kёrkim tё dyshuar si tё implikuar janё arrestuar ndёrkohё nё Chemnitz. Forcat e sigurisё i komunikuan Agjencisё Gjermane tё Shtypit, DPA, se ka gjurmё tё organizatёs terroriste "Shteti Islamik" (IS).
Stacioni i trenit nё Chemnitz i rrethuar
Fillimisht nuk pati tё dhёna pёr atentat. Tё dhёnat pёr sirianin erdhёn nga Enti Federal i Mbrojtjes Kushtetuese. As shёrbimi sekret dhe as policia nuk donin tё prononcoheshin lidhur me njё njoftim tё revistёs "Focus", sipas sё cilёs mund tё sulmohej njё aeroport gjerman.
Banesa e tё dyshuarit kryesor ndodhet nё njё lagje me pallate parafabrikat nё jugperёndim tё qytetit, nё zonёn e banimit Fritz-Heckert. Forcat speciale reth orёs 13:00 shpёrthyen derёn e apartamentit, por personi nё kёrkim nuk ndodhej aty. Nё banesё u gjet lёnda shpёrthyese. I gjithё kuartieri pёr orё tё tёra u mbajt i rrethuar dhe pjesёrisht u evakuua. Qysh nё mёngjes rreth 80 vetёve iu desh tё largoheshin nga shtёpitё. Nё mbrёmje u larguan edhe banorёt e gjashtё shtёpive tё tjera.
Lёnda shpёrthyese e rrezikshme si TNT
Lёnda shpёrthyese u asgjёsua nё vend. Materiali me forcё tё lartё shpёrthyese, sipas tё dhёnave tё policisё, u asgjёsua duke u djegur nё njё gropё tё hapur enkas prej specialistёve. Njё valё e fuqishme presioni u ndie edhe nё distancё tё largёt. "Nuk pati tё plagosur dhe as dёme", tha njё zёdhёnёs i LKA-sё. Materiali, sipas tё dhёnave tё hetuesve, ishte edhe mё i rrezikshёm se TNT.
Nё valёn e hetimeve antiterror policisё nё Chemnitz iu desh tё bllokojё pjesёrisht edhe stacionin qendror tё renave. Njё robot special kёrkonte nё njё platformё njё valixhe tё kuqe, qё e mbanin dy tё dyshuar tё arrestuar.
Aeroporti i Berlinit Schönefeld ashpёrson masat e sigurisё
Zёdhёnёsi i LKA-sё Tom Bernhardt paralajmёroi pёr sirianin 22 vjeҁar nё arrati. "Ne duam ta gjejmё atё sa mё shpejt tё jetё e mundur." Ende ёshtё e paqartё, nёse ai ka ardhur si refugjat nё Gjermani. Policia nё Saksoni pasdite pas njё kёrkimi prej orёsh tё tёra pa rezultat shkruante: "Kёrkimi ndaj tё dyshuarit vazhdon. Ndёrkohё ne nuk e dimё, ku ndodhet ai dhe ҁfarё ka me vete. Jini tё kujdesshёm."