1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politika e jashtme franceze është bërë e paparashikueshme

Claudia Deeg4 Tetor 2007

Kursi i presidentit francez Nikola Sarkozi në politikën e jashtme ndryshon në mënyrë radikale nga ai i paraardhësit të tij Shirak.

Nicolas Sarkozy dhe Moamar GadhafiFotografi: AP
undefined

Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy) angazhohet në politikën e jashtme njëlloj si në atë të brendshme. Për presidentin francez duket se mes tyre nuk ka ndryshime. Në qoftë se Sarkozisë i shkon në mendje ndonjë gjë, ajo duhet bërë realitet. Për të rëndësi kanë vetëm përfundimet sikurse dhe në rastin e lirimit të infermiereve bullgare, një aksion ky krejtësisht në përputhje me përfytyrimet dhe preferencat e Sarkozisë. Në këtë rast ai madje i pranoi edhe pakënaqësitë që shkaktoi me veprimet e tij në Bruksel dhe Berlin. Didier Billion, punonjës i institutit francez për marrëdhënie ndërkombëtare, thekson: “Dëshira për t'u ekspozuar apo pör të dalë përpara si dhe vetësiguria e tepruar dolën mjaft mirë në pah në rastin e infermiereve, ku ai veproi jashtë mendimit të përbashkët të vendeve të BE-së, që ishin angazhuar me muaj të tërë për këtë çështje. Mendoj se atij herët a vonë do t'i duhet të akordohet më mirë si në botën e jashtme edhe në Francë. Dhe ai duhet të mësohet se në politikën e jashtme mund të pësojë edhe humbje, sidomos kur është fjala për marrëdhëniet me vende, pozita e të cilave është po kaq e fortë dhe interesante sa ajo e Francës."

Angela Merkel puth më 10 shtator 2007, Presidentin francez Nicolas Sarkozy në fund të një konference shtypiFotografi: AP

Presidenti francez preferon një gjuhë të qartë dhe shpesh nuk di t'i vërë fre gojës. Punonjësit e MPJ franceze ai i quajti një herë frikacakë ndaj të cilëve nuk ka pikë respekti, kurse në lidhje me Iranin u shpreh se, nuk mund ta pranojë që Irani ka armë atomike duke tërhequr vëmendjen për një alternativë katastrofale.Bomba iraniane, apo bombardimi i Iranit, shprehje të tilla të pasuara prej retorikës së luftës të MPJ Bernard Kouchner, interpretohen si shenja të qarta të afrimit me SHBA-të.

Sipas Ernst Hillebrand, punonjës i fondacionit Friedrich Ebert në Paris, Franca po përpiqet që të rregullojë raportet me SHBA-të, të cilat, pas jo-së së Shirakut për luftën në Irak, nuk janë ideale. “Pozicionimi i Francës si antagoniste e SHBA-ve nuk ka vërtet asnjë kuptim. Për këtë përpjekjet e Francës për të përmirësuar marrëdhinet me SHBA janë të arsyeshme. Por ajo që nuk arrin ta kuptosh, është forma që po përdor Franca për këtë gjë, pra duke luajtur rolin e gjuajtësit psikologjik për përgatitjen e luftës, kjo vështirë të kuptohet."

Presidenti senegalez Abdoulaye Wade pret mikun e tij francez Nicolas Sarkozy, 26 korrik 2007Fotografi: picture-alliance/dpa

Se ç'motive e shtyjnë Sarkozinë për veprime të tilla nuk është e qartë. Ndryshe nga në SHBA think tanks nuk luajnë në Francë ndonjë lloj roli. Diplomacia franceze nuk pranon këshilla nga jashtë. Po ashtu nuk mund të mbivlerosohet as roli i këshilltarëve të Sarkosizë. Thuhet se Sarkozia vepron sipas bindjeve personale, ai ka nderim të madh për SHBA-të, është pragmatik dhe përpiqet që Francës t'i dëgjohet zëri në arenën ndërkombëtare, mendon Didier Billion.

Pjesë përbërëse e politikës së jashtme të Sarkozisë është edhe reklama ofensive pro energjisë bërthamore për qëllime civile, që sipas ekspertëve lidhet me interesa strategjike dhe ekonomike. Megjithatë sipas skpertëve është ende herët për të përcaktuar në tërësi një linjë të qartë në politikën e jashtme franceze. Ndoshta realiteti do ta mësojë presidentin edhe që të frenojë. Gjithesesi pavarësisht nga format e kësaj politike, fakt deri tani është vetëm se politika e jashtme franceze është bërë e paparashikueshme, gjë që sipas Segolenë Ruajal (Ségolène Royal) bën që të vihet në diskutim kredibiliteti i vendit.