1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politikanët gjermanë skeptikë ndaj vijës franceze në Libi

28 Korrik 2007
Bashkëpunimi i planifikuar midis Francës dhe Libisë refuzohet gjerësisht nga politikët gjermanë. Ministri i shtetit në ministrinë e jashtme, Gernot Erler, foli për një tregti problematike. Me çdo vend që shfrytëzon energjinë bërthamore rritet rreziku i përcjelljes së pakontrolluar të teknologjisë bërthamore, tha Erler. Në fund të fundit ekzistojnë lidhje midis shfrytëzimit civil dhe atij ushtarak, i tha politikani socialdemokrat gazetës 'Handelsblatt'. Eksperti liberal për politikën e jashtme Werner Hoyer tha, se një çështë që paraqet ndryshim qëndrimi në politikën e jashtme duhet trajtuar intensivisht në rrafshin evropian në një proces bashkërendimi. Në dallim nga këto qëndrime zëvendëskryetari i fraksionit konservator në parlament, Andreas Schockenhoff, e cilësoi bashkëpunimin si rrjedhojë logjike të heqjes dorë prej Libisë nga programi i vet bërthamor në vitin 2003.