1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëPoloni

Poloni: Parlamenti vendos për Tusk si kreun e ri të qeverisë

12 Dhjetor 2023

Donald Tusk pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i qeverisë polake. Më parë kishte humbur votëbesimin kryeministri nacional-konservator, Mateusz Moraviecki.

Donald Tusk kryeministër i ardhshëm i Polonis përshëndet në parlament deputetët pas fitores
Donald Tusk kryeministër i ardhshëm i PolonisëFotografi: Michal Dyjuk/AP/dpa/picture alliance

Parlamenti polak vendosi për kreun e opozitës polake, Donald Tusk si kryeministër të ardhshëm të Polonisë. Për kreun e koalicionit qytetar liberal-konservator votuan 248 deputetë nga 449 të pranishëm. Koalicioni tre partiak që nga zgjedhjet e 15 tetorit ka shumicën në parlamentin polak. Të hënën pasdite kryeministri polak, Mateusz Moraviecki ashtu si pritej humbi një votëbesim në parlament.

Partia nacional-konservatore e Moravieckit, PiS megjithë ndërrimin e forcave të pushtetit në parlament mori detyrën për krijimin e qeverisë nga presidenti polak, Adrzej Duda. Duda vjen po ashtu nga radhët e partisë PiS dhe është kundërshtar i ndërrimit të qeverisë. Në votëbesim Moraviecki mori vetëm 190 vota, kurse 266 deputetë votuan kundër tij.

Për kreun e koalicionit qytetar liberal-konservator, Donald Tusk votuan 248 deputetë nga 449 të pranishëm.Fotografi: Czarek Sokolowski/AP/dpa/picture alliance

Me ndërrimin e pushtetit mund të marrë fund një grindje prej vitesh mes BE dhe Polonisë në lidhje me reformën në drejtësi dhe si pasojë bllokimin e mjeteve financiare të BE në miliarda. 66 vjeçari Tusk ka qenë nga viti 2007 deri në vitin 2014 kryeministër i Polonisë dhe nga viti 2014 deri në 2019 presidenti i Këshillit të BE, ai ka kontakte të mira në Bruksel. Tusk ka theksuar vazhdimisht, se dëshiron të "ndërtojë sërish" pozicionin e Polonisë në BE. Kurse kundërshtarët politike të Tusk e akuzojnë atë se vendos interesat e huaja para interesave të Polonisë.

"Në kundërshtim me kushtetutën polake"

Paralelisht me sprovën për pushtet në parlamentin polak, Gjykata Kushtetuese Polake i shpalli antikushtetuese gjobat që Gjykata Europiane vendosi kundër Polonisë. Gjobat e vendosura për shkak të reformës së kontestuar juridike dhe për mosrespektim të rregulloreve mjedisore në nxjerrjen e qymyrit janë në "kundërshtim me kushtetutën polake", thuhet në argumentimin e gjykatës. Gjykata Kushtetuese ndodhet nën ndikimin e partisë nacional-konservatore PiS.

 

la/sti/wa (afp, dpa, rtr)